E shtrëngova hënën me dy duar
Në gjoks ndjeva një sëmbim
Çela sytë, u ndjeva e humbur
Në gjumë më ngrohu ai përqafim.
Preka telin e kitares
Zemra ime s'nxori zë
Sikur flutur po ikja tutje
Ti më thoje: nuk të lë!
Piva ujë në Adriatik
Me hov shqiponje fluturova
Pranë Rozafës në kala
Mallin e zemrës aty e shova.