Nesër të vdes
Në mes fëmijëve
Ku lozin e këndojnë
Në mes qiellit të lirë
Dhe do godas ballin
Sikur do shuaj mallin
Në lodrat e tyre.
Edhe pse do të ishte
Çast i mbramë,
Kur sytë do shikojnë
Qiellin e lirë
Dhe t’bukurën rini
Që ka kjo Dardani
Si diellin t’shterngojmë
Me sa kemi fuqi.
Aq, aq e madhe
Është dashuria jote
Sa gjithë malli
I kësaj bote,
Dhe dheu i zbutur
I asaj toke
Me lotët e nënës loke.