Dje më 14 prill ,2024 nga Shtëpia Botuesi ‘’LIBRI IM ‘’në Pejë për lexuesit e fjalës se bukur artistike doli vëllimi poetik’’MJELLMA E LIQENIT’’-Poezi nën përkujdesjen e stafit mjaft të talentuar të kësaj shtëpie botues,si dhe me fjalën përkitazi me vëllimin poetic të poetit mjaft të talentuar Fatmir Minguli nga Durrësi ,si dhe në redaktimin poetin Safet Hyseni dhe konsulentit Agim Desku.
Mall o mall! Qё vjen e shkon
Vjen e shkon e prap vjen,
Mall qё len nga perёndon
Len e vjen e zjen e bren;
Malli mallin mё s’e gjen!
Lasgush Poradeci
Tё dashurosh ёshtё si tё
futёsh njё yll nё xhamin e dritares.
Alda Merini
Me vёllimin e saj tё tretё ”Mjellma e liqenit” poetja
Seli Murati shpёrthen botёn e saj tё madhe poetike,
qё e çon poezinё e saj nё nivelet mё tё larta tё
konceptualitetit tё poezisё. Me dy vёllimet e saj tё
para “Pikёllimi i ёndrrёs” dhe “Nga sirtari i
kujtimeve”, kjo poete ka konfirmuar statusin e saj
nё botёn e sotme poetike.
Ajo qё mё bёn pёrshtypje ёshtё se kjo poete nuk
jepet pas numurit tё pafund tё botimeve tё librave
poetikё. Ajo gjithashtu, edhe nё postimet nё
Facebook apo nё portale tё tjera ёshtё e matur, ashtu
siç mori dhe çmimin e tretё nё “Flladin poetik”
kohёt e fundit ku komentet ishin nga mё pozitivet
7
pa harruar dhe shkrimin e prof. Zejnepe AliliRexhepi ku titulli ishte aq konstruktiv “ “Frymёzim
midis Ohrit dhe Torontos tё poetes Seli Murati”.
Le tё vimё te libri i saj i tanishёm me titullin e
legjendave ” Mjellma e liqenit”. E sa rrugё iu desh
kёsaj poeteje pёr tё sjellё kёtё dhuratё mes poetёsh,
miqsh e lexuesve tё thjeshtё!
Mёnyra se si kjo poete, gati e heshtur, detajon
aspektet emocionale, tё çon nё metodat projektuese
me tё cilat ajo sheh tё ardhmen duke e pasur tё
tanishmen para syve tё saj...dhe tё dashurit tё saj.
Prandaj, them se poezia e Seli Muratit ёshtё poezi e
sё ardhmes, e njё tё ardhmeje tjetёr, ndryshe nga kjo
e sotmja. Poezia e saj rёndon mbi shpirtra tё vuajtur,
mbi sy qё mund tё humbasin shkёlqimin e sё
ardhmes, por kurrsesi mbi shpirtra qё dorёzohen.
Merita e redaktorit Safet Hyseni ёshtё se ka ditur tё
radhisё sё pari poezitё me subjektin e mallit si
fenomen, sё dyti qiellin plot yje metaforikё dhe...sё
fundi na çon bashkё me poeten aty te brigjet e
liqenit tё mjellmave, liqenit tё Ohrit.
Unё e pёrgёzoj pёr kёtё ndarje dinjitoze qё nё fund
tё fundit ёshtё meritё e vetё poetes Seli Murati.
***
Poezia e kёtij vёllimi ёshtё njё bashkёbisedim i
pёrhershёm, ajo bisedon me gjithçka frymore dhe
jo frymore, nё tokё e nё qiell e jo frymorёt i ngjall
me vargjet e saj duke i injektuar lёngun jetёsor tё
emocioneve. Kёshtu lindin metaforat e pafundme tё
librit “Mjellma e liqenit”!
8
Brenda çdo poezie nё kёtё libёr, hyn e gjithё bota
ku ndrimi i stinёve pёr poeten nuk ka rёndёsi sepse
ajo me stilin e saj psikologjik i ve ndjenjat e
njerёzve nё peshoren e saj mitologjike ku e
padukshmja dhe e dukshmja ndihmojnё nj era
tjetrёn pёr kuptimin aq tё vёshtirё tё absolutes nё
jetёn tonё.
Eshtё e vёrtetё se tё gjitha poezitё e vёllimit
“Mjellma e liqenit” flasin pёr dashurinё por nuk
kemi tё bёjmё me njё renditje tё zakonshme siç
ndodh nё shumё libra poetikё tё ditёve tona. Ky
libёr ёshtё njё “Evgjeni Onjegin”, ёshtё njё
bashkёbisedimesh mes tё dashurёs dhe tё
dashurit...
Dhe poetja mbetet optimiste sepse njeh forcёn e
dashurisё, forcёn e syve, sepse nёpёrmjet syve,
shikimit dhe ngjyrёs sё tyre ajo sheh qiellin dhe yjet.
A nuk janё yjet ata qё na tregojnё fatin, neve
tokёsorёve! Dhe fati ёshtё i bindur ndaj hyjnisё sё
yjeve e si rrjedhojё edhe bindet nga shikimi i syve
tё zinj.
Poezia “Sytё e tu tё zi” ёshtё njё sinfoni e syve tё
zinj ku: “me ata sytё e tu dritё/ zbrite dёshirat si
meteor/ mbi atё qerpikin tёnd tё zi,/ hap sytё e
ёmbёl, mё buzёqesh/ marr njё shkёlqim, njё
vёshtrimi tё ri,/ si premtim nё shtatё vija tё qiellit.../
* * *
“Befasia e metaforave”- do ta quaja librin e kësaj
poeteje. Që në poezine e parë të vëllimit ndeshesh
me metaforën e rrallë “ ёshtë malli që rudhet ashtu
9
nën lëkurë” e që i hap rrugën liqenit apo detit të
metaforave. Nёse do të bënim një studim analitik të
specializuar atëhere këtë libër do ta quaja edhe
“Libri i metaforave të poetes”.
Janë metafora të një poeteje grua e cila ka tjetër
shikim ndaj mallit, dashurisë dhe largësive
universale në jetën e sotme. Ajo është në rrugëtimin
e saj plot metamorfoza të njëpasnjëshme sepse
malli, ky shqetësim absolut në shpirtin e njeriut për
poeten herë bëhet urë e herë rreze drite.
Ajo është emigrante që lidh urat shpirtërore në
harkun gjeografik Ohër- Toronto - Ohër... e që prej
këtyre urave ajo shpërthen në zbulimin e
emocioneve të cilat janë themeli i librit poetik
“Mjellma e liqenit”. Në poezinë “Dëgjoje zemrën”
ku “zëri i saj vallëzon si flutura në ajër”, absurdja
mposht konkreten duke forcuar njëkohësisht idenë
e jetës reale. Kjo lidhet edhe me misticizmin e
veçantë që poetja Seli Murati e shpreh me forcë
duke treguar dhimbjen që mëkati shkakton. Kjo
dhimbje, kjo ndjeshmëri femërore ndaj mëkatit
zgjidhet përmes misticizmit të vetë poetes “Ti yll i
heshtur më thuaj/ Ç’emër t’i vë kësaj ndjenje.../
Përgjigjen lexuesi e merr te poezia tejet shpirtërore
“Vetmisë”.
Nga malli poetja kalon në qiejt plot me yje ku
ëndrrat dhe ndriçimi i yjeve janë e njejta gjë për
poeten. Poetja komunikon me qiellin dhe elementët
e tij. Jo më kot unë e kam shkruar se kur thua “poet”
ke thënë dhe fjalën “profet”!
Udhëtim i çuditshëm i poetes ёshtё poezia në këtë
10
vëllim të saj të ri. Duke filluar uverturën e udhёtimit
të saj poetik me konceptualitetin e fjalës “mall”, ajo
na çon në qiejt poetikë e duket sikur prej ndriçimit
të yjeve të saj të dashur gjen rrugën për të shkuar te
liqeni i mjellmave, aty në fëmijërinë e saj.
E në këtë udhëtim janë dy të dashuruarit, është një
botë e tërë që duket dhe një tjetër botë, ajo e
padukshmja, e brendshmja, skena të së cilës poetja
na i jep me gjuhën e simbolizmës. Metafora tashmë
ka për krah simbolet.
Gjithçka luhet në skenën e optimizmit, një
optimizëm i parë ndryshe nga shumë poete femra,
të cilat kalojnë vazhdimisht në pezimizëm, kurse për
Seli Muratin “ dashurinë e kemi si ajri/ është jetë
për ne të dy.”
Dhe fillon loja e syve! Uvertura e mallit vazhdon
me sinfoninë e syve të zinj. Eshtë kjo sinfoni që
ndërton botën e magjishme plot fantazi ku vargu
fantast është i martuar me vargjet e jetës së
zakonshme. Seli Murati kompleksin e metaforave
qiellore e zbret në tokë dhe..” vesha tesha të bardha
prej reje/ dhe pres të më ngroh i yti diell/ si unaza
në gisht të jem pranë teje”.
Përpunimi i ideve me forcën e figurave origjinale
artistike nga poetja lidhet me natyrën që e ndihmon
ta bëjë syrin si yllin në errësirën e qiellit dhe të
tokës. Ajo ёshtё universale teksa brenda titujve tё
poezive mbi dashurinё thur subjekte tё pafund tё
jetёs. Mjafton t’i kushtosh pak vёmendje çdo poezi
dhe do tё kuptosh se nga sytё e tё dashurit, nga ajo
puthje e pritshme lёvizin skenat e shumta tё jetёs.
11
***
Dhe durimi i poetes ёshtё i madh. Mezi pret tё vijё
te pjesa e tretё e kёtij vёllimi, te fantazia “Mjellma
e liqenit”.
Kur lexon kёto poezi pёr liqenin e Ohrit dhe
mjellmat e tij, ndёrmend mё vjen njё pasazh nga
interneti qё flet pёr Lasgush Poradecin: “…ai kishte
njё muaj qё pёrgjonte ardhjen e mjellmave nga
Ohri. Ato ende s’kishin fluturuar mbi liqen, sepse
nuk kishte ardhur nata e shenjtё e qirinjve qё
lundronin mbi ujё.”
Edhe nё poezitё e Seli Muratit pёr kёto mjellma
kanё magjinё e sё shenjtёs, ёshtё vala e liqenit qё “
mё rrite e mё bёre perri”.
E pse jo!? Kush tha se personazhet e legjendave
nuk jetojnё? Liqenet gjithmonё kanё pasur
perёndeshat e tyre e jo mё kot mjellmat jetojnё nё
brigjet e kёtij liqeni, por duhet t’i shohёsh nga afёr
e ke pёr tё kuptuar se mjellma ka transformimet e
saj nga femёr nё mjellmё dhe nga mjellma nё femёr.
Poezitё e Seli Muratit janё njё kombinim i
pёrsosur i bukurive tё binomit mjellmё- liqen me
dashurinё dhe mallin e pёrhershёm siç shkruan nё
poezinё brilante “Me ty”:
Largёsitё i mas me sy zemre
Dhe valёt me dashuri i qetёsoj
Njё ditё Mjellma ime e dashur
Me ty bashkё do tё notoj.
12
Nё pjesёn e tretё “Mjellma e liqenit” kemi njё
pjekuri tё mendimit, gjё qё lidhet me kthimin e
poetes nё viset e saj, aty ku “Pranё bregut tё
liqenit…/ njё kafe pija me ty”. Dhe me kёto poezi
ajo shoqёrohet nga heshtja. Poezia “Heshtja qё flet”
ёshtё kryepoezia e gjithё vёllimit sepse poetja
filozofinё e heshtjes e ka nё qendёr tё vёmendjes,
ёshtё si tё thuash moto e jetёs sё saj. Ajo shprehet
me zёrin e heshtjes e ndёrmend tё vjen libri i
filozofes H. P. Blavatskij me titullin “Zёri i
heshtjes”.
Seli Murati nuk na ka dhёnё thjeshtё libёr me
poezi, por ka vёnё para lexuesve njё pjesё sё
filozofisё sё jetёs, jo vetёm tё jetёs sё njё poeteje
femёr, por pёr tё gjithё. E brenda kёsaj filozofie
vargjet e poezisё sё Selit, ashtu si vetё heshtja e
liqenit, yjeve dhe natyrёs qё e rethon, ndriçojnё
shpirtin njerёzor dhe emetojnё dashurinё dhe
optimizmin.
Fatmir Minguli
Durrёs, korrik 2021