Pardje n ‘mëngjes
Dëgjoj pranë një shkolle
Duke thirrur një bilbil
Ju lutem mërgimtarë
Kthehuni n' Atdhe
Shkollat po mbyllen
Nxënësit po mungojnë
N'Atdhe do t ‘mbesin
Vetëm pleq e plaka
Që nuk i duhen as kujt.
Dikur edhe pse
Kushtet e jetesës
Ishin shumë t ‘rënda
Zëri i nxënësve
Kumzhonte n ‘çdo shkollë
Tani , pas çlirimit
Shumë shkolla po mbyllën
Ndonëse shumë familje
Na ikën n ‘mërgim.
Kthehuni mërgimtarë!
Ju thërret Atdheu !
Kënga e bilbilit
Është shndërruar n ‘vajtim
Shkollat n ‘mungesë t' nxënësve
Po mbyllën çdo vit.
Mërgimtarë t ‘dashur
Mos harroni kurrë
bishat e Karpateve
Ëndërrojnë natë e ditë
Për ta ri kolonizuar
Atdheun tonë t' lashtë
Për t'ia ndryshuar emërtimin
Siç kanë vepruar historikisht
Nga emërtim shqip
N' atë serbo sllavisht .