Skena e katërt
Dani, Ronnie
(Dani qëndron i vetëm, i ulur në karrige, duart i vendos prapa kokës, pozicioni i tij është i dëshpëruar. Pas pak në skenë hyn R onnie, i cili ulet afër të birit )
Ronnie: Bir! Pra do të më thuash se çfarë ndodhi?
(Dani e shikon babain e tij, duket sikur është i frikësuar.
F illon të flasë, por prapë hesht )
Dani : Baba...
Ronnie: Vazhdo, nxirre të keqen nga vetja! Shprehu te unë!
(Ia ledhaton krahun)
Dani: E dëgjova një zhurmë, britmë... Ajo u tmerrua dhe
unë shkova në dhomën e gocave. Ajo po i mbyste, ato ishin
bërë blu...U tmerrova! Unë i bëra të njëjtën gjë asaj...!
Ronnie: Ti e vrave, pasi ajo i kishte vrarë gocat?
Dani: Nuk mund të rezistoja, baba!
Ronnie: Kjo është e vërteta bir?
Dani: Po, baba. (Ronnie e ngushëllon duke ia vendosur
dor ën në krah. Hyn në skenë Asenga )
Fragment nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.