Kur e martuam motrën,
Babai shtiu me pushkë shtatë herë,
e dasëm bëmë,
tri ditë e tri net.
Babait i qeshte fytyra,
e nënës i rrodhën lotët rrëke.
Paç fat bija ime,
po të çojmë nuse,
n'fis të huaj,
pa fishekun në pajë,
sepse kanunin e hodhëm,
tej për tej.
Sot kur i treguam babait,
se çikën ta vranë,
ofshau thellë,
u mvrejt në fytyrë,
e tha,
heu bre, ça koka ba,
po a vritet çika bre.
Bir, sillma pushkën,
kot e paskemi lënë kanunin,
gjak me falë,
nuk kam,
se shteti fëmijët,
s'po m'i mbron.