“Shtëpia në shitje”,
Në çdo anë të rrugës,
Njerëzit po na ikin
Për kafshatë të bukës.
Në heshtje largohen
Shpirtërisht të prekur,
Me vrap nëpër botë
-Ku bren miza hekur!
Maleve të Luginës
Nuk tymon oxhaku,
Në damarë të kombit
Po shterohet gjaku.
Eh, paria jonë
Me dy sy në ballë,
E ka future kokën
Si struci në zall.
E mendon pushtetin
Me shumë bajraktarë,
Në zgjedhjet e reja
Rroftë “Treni bullgar”!