Çka të mungon së pari,
A e ke rehatinë
A e ke paqjen
A e ke lirinë
Sepse pa këto elemente
Njeriu është i mangët.
Rehatinë e kam e se kam,
Paqjen e kam e se kam,
Lumturinë e kam e se kam,
Përse atëherë nuk e di ku je nisur
Dhe s’të zë vendi vend,
Më duket se qenke vërbuar !
Duke bërë punën tënde
Ke shkelur mbi kokat e njerëzve,
Sikur mbi pllakat e trutuarit
I ke sukulluar si çakajt,
Si hienat e ujqit e tërbuar,
Si coftinën korbat e zi
Dhe thua se jam i pastër
Dhe nuk mbajë përgjegjësi.