Sa t’ket jetë, do të kujtoheni brez, pas brezi...
TI luftëtari ynë e trim i madh lirie
Me një jetë e pjesëmarrës në tri luftëra...
Jo vetëm në Familjen tonë Demelezi
Por në të gjitha trojet e kësaj Shqipërie...
Madhështorja e kësaj lufte dhe kësaj lirie ishte
Aty ranë për mos t’ vdekur, Dy Heronjtë tanë
Mu aty te rrasat e Koshares, që me vete kishte
Agimin-Komandant "Katanën", bashkë me Salihun
Që e shkelën gurin dhe çliruan andej e këndej kufirin...
Në Kosharen heroike, disa shokë dëshmorë t’u vranë
Aty ishin:Njaziu, Florini, Safeti,Françesko, e disa tjerë me radhë...
Ti Din-vëllau keq u plagose,ku n’tokën Arbërore u plandose
Ndërsa Ata dëshmorë lirie heroikisht e trimërisht, aty ranë
Në Tiranë ty të shpien urgjentisht me helikopter
në spitalin ushtarak për shërim, aty u vendose...
Ti ngjaje në Ne, dhe na ishe njejt si një vullkan i heshtur
Si një yll i ndritur dhe si një meteor i rrallë krejt i buzëqeshur
Luftove pa ndal, pa folë e pa bëza asnjë fjalë...
S’i luan gjatë lufte, luftove, por fal Zotit na shpëtove
Për luftërat e ardhëshme, të tjerat, që në radhë i kishim...
Mbijetove e ball hapur, Ti atdhetar yni, si një tribun dole fitimtar..! `