Jo, nuk ndjehet kënaqësi
Për as një njeri,
Kur i mbyll sytë në befasi
Kur arkivoli ia shtyp kurrizin
E dheu e mbulon përmbi,
Por, ndaj njeriut çdo kasap
Është i pa shpirt e satrap,
Herë do kur do i vjen koha
I thyhen dërrasat e shkallëve
I rrëshqet pushteti, diktatura
Dhe jo pa pritmas i luhatët ura.
Kush ishte një kohë Hitleri,
Qaushevski e Sadami,
Gadafi e Millosheviqi
Dhe shumë të tjerë,
Jehu i tyre arrinë aq largë
Si edhe famkeqi i jonë Everi
Të pështyrë në varr e fytyrë
Të humbur dhe në fund ferri.