Ka rrëfime nga më trishtueshmet
Se çka ndodh
Dhe sa rëndë
E ndijën nëna n ‘shpirt
Ndarjen e saj nga fëmija.
Ca mendimtarë
Thonë:
"Kur nëna ndahet nga fëmija
Dielli ndalët
e gjithë natyra qanë
Qielli lotin
dhe toka gjëmon"
Këto dhe shumë
Ngjarje tjera
Me shumë t ‘drejtë
Nënës krahasor me babanë
për fëmijët
I japin STATUSIN
E personit t ‘shenjtë.