Viti 1981
Na quanin
Irredentist
Anti Jugosllav
Dhe epitete tjera
Që nuk harrohen kurrë
Na kanë mbetur n ‘kujtesë përgjithmonë.
Ne që punonim n ‘arsim
Drejtorë shkollash
Sekretarë partish
Na ftonin n ‘seanca
Për t'i kritikuar studentët
Pse i kërkonin
Drejtat legjitime tonat
Për t ‘qenë t' barabartë
Me serbë e kroatë
Boshnjakë
Sllovenë , malazezë
E maqedonas.
Shumica nga ata
Që i kritikonin Studentët
I quanin irredentist
Qanin me lot n' sy
Si nostalgjikë
T'anti shqiptarit
Jugo serbo Titist
Ca nga ata nuk janë n ‘jetë
Tjerët kur i sheh
Turpërohen siq është më keq
Edhe pse i ka zënë
Shumë vonë
Për tu penduar n ‘jetë.
Ka edhe profesorë fakultetesh
Që krenohen për patriotizëm
Ca nga ata sot kanë hyrë n ‘politikë
Dikur qëndronin ulur
Me Millosheviqin
Dhe Rrahman Morinën
Si dhe me anti shqiptarët tjerë
N' t ' njëjtën karrige.