Heshtja ka filluar që me natë,
E duket se jemi si në fushatë.
Duke kaluar nga sheshi në oda,
Aty ku vendosin leku dhe vota.
Një ves që rron ndër shqiptarë,
T’bëhet tregti me vota n’pazar.
S’ka më keq nga kjo praktikë,
Se sa të vidhet vullneti politik.
Ndaj në zgjedhje kalohet kufiri,
Nuk fiton në gara, vetëm i miri.
Keqpërdoret heshtja zgjedhore
Nëpër koluare, ndeja, shëtiture.
Listat shqiptare nuk i kemi pak,
Disave u ka hyrë lepuri në bark.
E kanë humbur kontrollin krejt,
kollaj me hip n’pushtet.
Sidomos për ata që janë mësuar,
Nëpër mandate për të kalëruar...
Nuk e kanë të lehtë në këtë garë
Të bien nga kali drejt mbi gomar.
Vlen një rregull për gjithë botën,
Për ata që e lidhin fatin me votën.
Duhet pajtuar pa zhurmë, pa bujë
Nuk shkon kungulli vetëm mbi ujë.
Edhe ata që thirren n’moral e etikë,
I mbledhin shpesh lakrat n’politikë.
Si të tillë janë kalitur s’e kanë sefte,
Të bien e të ngjiten nëpër pushtete?!