Drinin e bardhë Dielli e përqafon
Në drejtim t ‘kufirit të pa kufij,
Me rreze t ‘arta gjithnjë e ledhaton
Kur bëhet bashkë me Drinin e zi
Ani pse tokën me laps na e ndanë,
T’ mprehtë më shumë se sa vet thika
Cop - cop na bën edhe shkatërruan
Duke na tradhtuar me politika!
Forcën Diellore s‘ka kush e ndalë Sipas ligjit t ‘natyrës që të vepron
Me Drinin e zi e Drinin e bardhë Kosovë e Shqipëri kur i bashkon.
Sabahate Byci Autore
Antare e Lidhjes e Shkrimtarë*eve e Kosovës
Gjakovë - Gjermani
10.06.2024 e Hënë 20:55h