Ikën gjahtarë e gjakatar
Ushtri e paramilitar,
Ujqër e zagar
Nuk do zbresin më n’këto troje,
Kjo nuk është tokë e shkretë
Që rrit zogjtë në kafaz e tenda
Por, thotë një fjalë, hapin ndale
Ka zotër, që e sundojnë vet.
Ikën, ikën gjakatarët e zi
Jo, s’janë ngirë, por pështyrë
Të mos kthehen më kurrë,
Të dhjerë e të pëshurrë,
Që s’lënë lule e s’lënë barë
Me kofinin e vjelë thatë
Ikën, breshër duke marrë.