Kush na vrau në djep fëmijët
do mallkohet jetë e mot
Kush në buzë gazin na ngriu
lumturinë mos e provoftë
Kush na vë lotin tek sytë
iu bëftë trupi si kërcuri
Dhimbja jonë jetën na nxiu
U bënë foshnjat lule guri
Sheh shqiponja kaltërsinë
Vjen nga lartësija e Korabit
Rron kujtimi i përtërirë
Sjell të fala Dardania
Për fëmijët ngrej bajrak
e baj këngën lule bjeshke
Shpirti ynë është i vrarë
po nuk thyhet në rrebeshe.
Zgjojmë nga shekuj trimërinë
krenarinë që përcjell brezi
SE për tokën dhe lirinë
Në lahutë e latoj telin
Për fëmijët e thur këngën
si bajrak që kuqëlon
Abetarja ma zgjon ëndrrën
për këtë tokë që më krenon….