Ti ndriçon ditën e natën, si yjet bashkë me qiell e diell
Je një dritë dhënës-e në mes kësaj galaktikës sonë qiellore
Ti poezi mbretëreshë tokësore, njerëzore e jetësore
“Kujtdo e këdo që e takoni gjatë jetës tuaj thuani
Me jetë e mundim dhe do ta shtyjmë vdekjen prore”.
Vdekja nuk është veçse një gjumë i përjetshëm vetmi
Jeta është një proces, që duhet ta jetojmë me shpirt e sy
Poeti-poetja, në çdo fjalë e çdo varg, bënë mrekulli
Me shkrime, poezi e dashuri, i shëron njerëzit e botën e tij
Këtë ka mision të shenjtë, të shtrenjtë, tokësor e qiellor
Prandaj, këtë duhet ta ndërtoj, bëjë të lumtur e hyjnor!