Një ngjarje e pazakontë sjelli artistë profesionist me aftësi të kufizuar nga vendet e Ballkanit Perendimor, duke sjellë një shkëlqim të veçantë në skenën artistike lokale.
Kjo koloni ka pasur tri ditë aktivitete nga artistët profesionist me aftësi të kufizuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Aktiviteti filloi me vizitat në monumentet kulturore të Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/15/auto_417458331_440857282034837_2208793828282521531_n1718469196.jpg)
Përmes këtij projekti, artistët me aftësi të kufizuara kanë gjetur një platformë për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të ndarë vizionet e tyre me publikun.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ky aktivitet është përmbyllur me një ekspozitë të jashtëzakonshme me punime të artistëve profesionistë me aftësi të kufizuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/15/auto_448209778_440857165368182_8289604418418995061_n1718469199.jpg)
Kjo ngjarje u organizua nga Shoqata e personave më aftësi të kufizuar, Hendifer – Ferizaj dhe u mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.