Qifteli kam një pyetje
Unë për ty
Sa kohë ka
Që tingujt tuaj
Dëgjohen n'këto malësi?
Këtë as vetë nuk e di
Me tha qiftelia
Pyetni rapsodët
Ata e dinë
Se kur me mua
U këndonin shqiponjave
Këngë trimërije
Vashave këngë dashurije
Dhe shkollarëve
Këngë dije.
Kam një porosi, më ktheu qiftelia!
Me mbani afër e mos me harroni
Mund t'ju ndodhë si me Lahutën
Që na vodhën serbët
Dhe e regjistruan n'UNESCO ,si instrument t'vetin,
Gënjyen trashëgimin e kulturës t'gjithë botês, kundër kulturës t'shqiptarëve
Popullit më t'vjetër t'Evropës.