Leotrim o, trim
Si rrezja flutur,
Që fluturon ëmbël
Me krihet pupël.
Kush t’a ndali rritën
Ta shijoni këtë botë,
Mos e paftë dritën,
As frytin e vet mbi tokë.
Ky truall ka plot Leotrima
Me buzëqeshje të ngrirë,
I prekim përditë me dorë
Si lulekuqe në bronz të shkrirë.
Këto yje të ndritshme
Nuk do vdesin kurrë,
As herët dhe as vonë
Dhe as pas vdekjes tonë.
Sytë e buzëqeshur
Para orës tinzare,
Ndaj një lulenjomëze
Zbrazën plot rrefalle.