Pas kaq vitesh si për çudi
Si fluturat mbi lule kujtimet erdhën,
Qetësisht u ulën në shtratin e lumit
E puthën butësisht lotin e gurit.
Nuk desha të largoj vështrimin që aty
Se një pulbardhë i këndonte dashurisë,
Edhe qielli blu krahapur mbante ca re
Bashkë mbi gurë qëndronim edhe ne.
Nga ç’shteg kujtimet aty erdhën,
As vet s’po di ky lum kujtimesh;
E piva kafen ashtu në vetmi.
Në heshtje dallgët e detit erdhën,
E më bënë pak shoqëri!