Vidovdan dhe Gazmistan sa i përket Dardanisë - Kosovës, rrena serbe janë

Kultura

Vidovdan dhe Gazmistan sa i përket Dardanisë - Kosovës, rrena serbe janë

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 qershor 2024 Në ora: 12:05
Adem Bytyçi

Kaluan mëse 635 vjet

Kur serbët e humbën 

Luftën me 1389 n'fushën e Dardanisë- Gazimistan me Perandorinë Osmane

Dhe pas kësaj humbje 

Më vonë 

Me falementimin e perandorisë Osmane

Dardaninë serbët e aneksuan

Dhe emrin nga Dardani 

N'Kosovë ia ndrruan

N'luftën n'Fushën e Dardanisë

Kundër pashajve osmanli 

Kanë luftuar jo vetëm serbët 

Por koalicioni Ballkanik

Hungarez, bullgar

Dhe shqiptar

Ndër t'cilët 

Edhe princi Gjon Kastriot

Por këtë disfatë 

Atëherë kundër perandorisë Osmane

Përvec popullit serb

Askush nuk e kremton.

Po të shfletohet historia

Nuk e gjen 

As një popull n'botë

Që e feston humbjen si fitore

Përvec popullit serb

Për ta gënjyer botën

Kinse Dardania-Kosova

Është teritor serb

Edhe pse n'Dardani 

3000 vjet

Para se serbët t'vinin

Nga Karpatet e Rusisë n'Ballkan

Këtu kanë jetuar shqiptarët autoktonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat