Kujtim lufte

Kultura

Kujtim lufte

Nga: Ramiz SPAHIU Më: 30 qershor 2024 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Luftë është kur sheh gjithkah

Shtëpi dyer hapura e të braktisura

Libra të shqyer e të shqepur n’ çdo anë

Pleq e plaka me plaçka n ‘dorë

Gra e fëmijë dhe tek-tuk ndoj burrë

Të vrarë, t’ plagosur, t’ mbetur n ’për udhë!

Luftë është kur sheh gjithkah

Shtëpi tek digjen flakë

Përreth, kudo shkrumb e hi

Të djegur, të vrarë, të masakruar

Të pavarrosur, të paharruar!

Luftë është kur sheh gjithkah

Rroba fëmijësh shqepur e shqyer,

Libra fëmijësh me gjak përlyer,

Fëmijë të vrarë me lodra përzier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat