Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë sot mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare.
Kadareja vdiq të hënën e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare në Tiranë.
Ai ka lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme letrare.
Mbledhja komemorative do të mbahet në ambientet e këtij instituti.