Pse ike gjeneral
Apo ndoshta do qetësi,
Edhe gjeneralët ikin
Të jetojnë në përjetësi.
Ishe një gjeneral i butë
Por n’fronte i pa zbrapsur,
Dhe për një kohë të gjatë
Me penden e mprehtë shpatë.
I gatonte bukur romanet
Me kujdes dhe mjeshtëri,
Penden e artë « Kadariane »
Një botë ia kishte lakmi.