Guximi që zgjoi këngën

Kultura

Guximi që zgjoi këngën

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 3 korrik 2024 Në ora: 12:56
Bujar Gjurgjalla, momenti kur u aprovu Deklarata Kushtetuse

Kurreshtje për ta ndëgjuar fjalën e pa thënë   

Në kalendarin e ngjarjeve historike.  

Fjala e rujtur në kockë, 

e rritur në lulën e mollës,  

e mollë e ndaluar për tu ngrën.

 

Kosova Republikë kurr e paksuar 

Një stuhi e pa përshkruar 

më një qëllim dëri në pafundësin e sajë.   

 

Për vite Kosova Republikë aktakuzë e rëndë   

në sallat e gjygjeve për ata që e thanë       

edhe për ata që që e mënduan ta thënë.

Dënime drakonikë hiq pa dhimbjë 

për rininë shqiptare. 

 

2.

Kjo ditë historike 

2 korrik 1990   

shumë vite e pritur,   

do të shënohet më gërma të arta

në hstorinë e Kosovës.  

 

Më mundime i kaluam turturat e përgjakshme 

erdhem dëri në këtë moment. 

  

Nga janari 1990 në Kuvendin e Kosovës 

fjala e deputetëve të përsazgjedhur    

muar tjetër melodi.

 

3.

Një zë i ndaluar dëri atëhere

përherë i mënduar por i pa thënë,

Një ënderrë e përgjakshme ndër vite 

fillon të mbrohet në Kuvend. 

 

Njëhere pas një debati në televizion

kur deputete serb e lshuan punimet në Kuvend    

Babai u shpreh ma në fund ma mbrrini ymri    

që deputete serb të iken nga paralamenti

po ma kujton kohë kur më 1941 iken nga Kosova.   

 

4.

Më 1990 kur u zgjodhë ligjestaturë e re në Kuvend

askush nuk prit risi nga këta deputetë, 

populli kishte humbur bësimin në politikë, 

mendonim se janë të zgjedhur të Sebisë.

Thonin shkuan ata erdhen këta.

 

Por nuk ishte realitetë

Zëri i tyre në Kuvend si në kor brohoriti e muar dhenë. 

Nuk pranojmë që Kosova e populli i saj 

të jetë i shtypur më fajin tonë.

 

Delegatetë për vendimet e marrura më dhunë

hapen sytë dhe i ndezën mëndjët e fjetura

kur  më zë të lartë thanë:

„Vendimet e Kuvendit Krahinor më 23 mars 1989

janë të pa pranuara për ne 

dhe menjëhere ne duhet mi zhvlersu“.

 

Ishte fjalë e madhe të jemi a mos te jemi 

që populli e priti më gëzim.

 

5.

Në kujtesën tonë do të mbëtetë e pa harruar 

qendrësa e tyre në Kuvend, 

dëri në dhunë më përballjë më armikun fjalë për fjalë.

 

Një histori e shkruar më lot për decenje nga pushtuesi.

Deputet në Kuvendin e Kosovës 

më 2 korrik 1990 bërën një hap të madh.

 

Sejcili ishte një yll i veqantë,

për mija yj që kishin kaluar burgjet e dhunën

për fjalën Kosova Republikë që ishte e shejtë.

 

6.

Thekshëm zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës jehon

deputete që në fillim të mandatit kur muarën detyrën

për ate që ishin zgjedh, ata e obliguan vetën 

ne duhet ta çfuqizojmë vendimin e padrejtë të marsit 1989.

 

Vendimi i marsit 1989 më dhunë është aprovu,

nën hijën e dhunës e tytave të armeve

e më dhunë nga pushtuesi u aprovu.

 

Deputete shqiptarë në Kuvend theksuan

do ti çfuqizojmë të gjitha vendimet e paligjshme, 

e vendime të pa ligjshme kurr skemi më votu.

 

 7.

2 korrik 1990 datë e madhe në histori

Deputet thyen heshtjën

Hapen rrugë vendit drejt Lirisë e Pavarësisë.

 

Në oborrin i Kuvendit të Kosovës

Vendi ku guximi e mundi heshtjën 

Më fjalën e naluar të pa thënë 

Kosova Republikë e muar formën e plotë.

 

Në mes tensioneve nën hijene e dhunës

Më vëndosmëri deputet ngritën zërin e shpresës.

Nuk pranojmë diktat nga pushtuesi, 

Kosova Republikë krijon jetë të Re në vend.

 

8.

Më 2 korrik 1989 në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Përplasje furtunashe për jetë të re.

Deputetët ndriqojnë rrugën e shpresës për popull,

Bukurija e fjalës Kosova Republikë nuk ka të ndalur ma.

 

Në mes tensineve të deputetve dhe pushtuesit

Parlamenti e Prishtina rrethuar më polici e ushtri

Në kuvend vlonte nacionalizmi serb,

 

9

Më 11 Mars 1981 bota ishtë e shurdhër 

guximi mundi frigën 

kur rezhimi hante hekur më dhëmb. 

 

Brohoritja kushte e Kosova Republikë u ndëgju larg.

Bota demokratike e kuptoj 

se populli i Kosovës Republikën e donë.

 

10.

Politikaj shqiptarë nuk deshtën ta kuptojnë mënjëhere

Studententët në mbramjën më 11 mars 1981 

në mensë e në oborrin e  Kuvendit Krahinorë

Kushte, kushte  e Kosova Republikë kërkuan.

 

Ata treguan se kupa është mbushë e loja mbarojë,

Demostrimi i studntve e popullit ishte apel tregusë 

së Rendi i ri Botërorë filloj.

 

11.

Pushtusi mundohej ti mbyllë rrugët e shpersës

duke e shafitë dëshirën e popullit më dhunë

Flamujt e kohës së re filluan të valvitëshin cdo kund

së një e ardhmë e re dual në skenë.

 

Fjala Kosova Republikë e lindur nga populli

për shumë kohë e mbajtur në majë të gjuhës

e rritur në zemër nën hijën e dhunës, 

Më 2 korrik 1990 në oborr të Kuvendit 

u brohorit nga deputete e Kosovës,

u mvesh më petkun e lirisë për vëndin. 

 

12.

Republika e Kosovës u brohorit shumë herë,

por edhe studentetë më 11 mars 1981 

në oret e mbramjësu në oborr të Kuvendit Krahinorë

brohoritë kushte, kushte 

e Kosova Republikë.

 

13.

Më 2 Korrik 1990 deputetët i zhvillonin punimet

në oborrin e Kuvendit të Kosovës 

pasi objekti ishte mbyllur nga pushtuesi.

 

Mbledhja e Kuvendit zhvillohen 

si një simfoni e pa dëgjuar ndonjëherë

më notata e kompozitorit Profesor Gazmend Zajmi,

më dirigjenit deputetin Bujar Gjyrgjalla

e Tenorin deputetin Muharrem Shabani.

 

Populli rreth Kuvendit më vesh në krah

Në obiorr të Kuvendit parlamëntar e musafir

Nuhi Bytyqi më kamerë e mikrofon

merr prononcime për Radio televizion.

 

Adem Mikullovci nuk ka të ndalur

sa më deputetët sa më policin fyt për fyt.

 

14.

Policia rreth Kuvendit e në kuvend 

snjperistat duke shiqu,duke prit urdhërin më vepru.

Zëri i deputetëve jehon dëri në qiell

Deklarata kushtëtuse 

pa problem më u lexu e nënshkru.

15.

Bujar Gjurgjall filloj më diregju

Unë e hapi mbledhjen e kuvendit në këtë vend.

Tani e ka fjalën deputeti Muharrem Sahabani.

 

Lëxoje Deklaratën Kushtetuese për Kosovën Republikë

ore Muharrem Shabani se na plasi zemra duke pritë.

 

Muharrem Shabani u ngit në këmbë e filloj më këndu

nga deputete tjerë ishte rrethu

kur mbaroj këngën më durëtrokitje u përshëndetë.

 

16.

Muharrem Shabani më guxim e zë të larte, 

Diktat nuk pranojmë.

 

Menjëhere po i çfuqizojmë

vendimet e pa ligjshme për Kosovën 

që janë marr në mbledhjën e Prizerënit më 1945  

dhe në kuvendi i Kosovës më  23. marsit 1989.

 

Deputete një zëri këtë vendim e aprovuan,

vendimet e tilla u çfuqizuan.

 

17.

Deklaratën Kushtetuese që tani po e lëxojë

është një thirrje për Kosovën Republikë 

një ënderr që nuk vdiq kurrë.

Tani po e mveshim më liri e demokraci prendimore

për popullin e sajë.

 

Populli shqiptare po kërkon të jetoj i lirë

Në Kosovën e pavarur sebashku më popujt tjerë.

 

Ne jemi këtu në vendin tonë 

duam të jetojmë të lirë si popujt tjerë.

 

18.

Shqipëria më 28.11.1912 në rrethana të vështira 

mvetësinë e ka proklamu.

 

Edhe atëhere mvetësia e Shqipërisë 

në kuvend nga Ismajl Qemajli shpejt e shpejt është lexu 

nga 49 delegat në shpejtësi është nenëshkru.

 

Pas nënshkrimit të mvetësisë Ismaj Qemajlli  

e ka marr mvetësin shpejt e ka palu 

e ka fut në xhep dhe e ka mshefë

se armiku ka qenë afër aty në sheshë.

 

19.

Shqiptaret e Kosovës në mës dhunës e vdekjës

nuk e ndërprejnë rrugtimin drejt lirisë.

Popull që nuk pranon pushtuesin e meriton lirinë.

 

Policia serbe e bejnë punën e vet

Po mbroj dryrin në derë të Kuvendit të Kosovës.

 

20.

Rrini e knaquni ju pushtus mbrenda e jasht kuvendit.

Këngët tonë do ti këndojmë në kullat tona kudo.

 

Deputetët bëhën tenorë të fjalës se thën tinzisht.

Ju pushtues pushkën top bëjëni

se Kosovën njësi të pavarur sot po e shpallim.

 

21.

Fjala e pa thë e rujtur në zemër tani po jehon

vendimet e mbledhjës së Prizerenit më 1945

23 marsit 1989 për Kosovë u zhvlerësuan.

Në pikë të ditës nen qiellin e kaltertë

Më 2 korrikut 1990 në Prishtinë

Kosova shpall Deklaratën Kushtetuese.

Akti madhorë që nuk harrohet kurrë

i popullit më shpirtë të lirë.

 

Mir u takofshim në Kaqanik

aty e vejm mbi shkronjë i një pikë.

 

22.

Policija serbe uredhërin e Beogradi e zbatojnë 

Kuvendin e mbyllen më dry.

Pas 2 korrikut 1990 Kuveni Krahinorë 

tutje nuk funksionojë

së Kosova avansoj në Republikë.

 

Deputet bëjnë punën e vet

Deklarata Kushtetuese  u lexu

nga deputete një zëri më ngritjë dorë u aprovu.

Nuk kishte diskutime, kundërshtime e abstenime

111 deputet ishin prezent,

Deklaratën kushtetuse e kanë nënshkru

Askush kunderë, nuk ka abstenime.

Unanimisht Deklarata Kushtetuse u pranu

Në aktetë e Kuvendit të Kosovës në mbramjë u deponu.

 

Kosova njësi e pavarur në Jugosllavi 

në aktet e Kuvendit të Kosovës u shkru.

Populli më gëzim vendimin e deputetve e ka pranu.

 

23.

Kushtetutën duhet më shkru.

Ekspertet u mblodhën, 

Kushtetutën më e përpiluan.

 

Më 7.9.1990 deputetët në Kaqanik 

Miratunë Kushtetutën 

më të cilën shpallen Kosovën Republikë.

Në historri nifet si Kushtetuta e Kaqanikut.

 

24.

Referndumi për pavarësin e Kosovës 

nga 26 deri më 30 shtatoru 1991 u organizu.

Më kushtetutë e referendum 

Kosova shtetë sovran u proklamu.

 

Nëse mbetet Jugosllavia e m. shtetë

ne jemi Republikë e pa varur në Federatë ose Konfederatë.

përndryshe Pavarësia është kompromisi i jonë.

Akti madhor për Kosovë u përmbush

Kthim prapa nuk ka. 

Rrugtimi i Kosovës u trasu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat