Pse të shaj detin kur çartët
Deti më zgjëron mushkëritë e shpirtin ma bën të gjerë
Pse të shaj diellin kur djegë
dielli me gjithshka kam,
më ndez
sytë m`i mbush dritë
në sy nuk kam terr.
Pse t`i shaj malet
kur ka rrebesh
Ato me mësuan të jem krenar
e kryet të mbaj lart e drejtë.
Pse të shaj hënën
kur gjumi nuk më merr
Hëna më falë të bukurat ëndrra
e më mban me shpresë
Pse të shaj mëngjesin,
kur kryet ndonjëherë më dhemb
Mëngjesi më falë ditën
në hapësirë ndihem si planet
Pse të shaj kohën
që nuk me jep kohë
të gjykoj të tjerët.
Dashuria në zemrën time
vend bosh nuk ka lenë.
( poezi marrë nga libri im “Dy Anadrinët”)