Miti serb për Kosovën është rrenë

Kultura

Miti serb për Kosovën është rrenë

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 korrik 2024 Në ora: 17:37
Autori Adem Bytyçi

Tani edhe pse me vonesë

E terë bota e mori vesh

Se rrenat serbe kundër Kosovës

Dhe shqiptarëve

Janë një patologji serbe e vërtetë.

Historiografia serbe

E ka t' pa mundur

Për ta mbuluar Diellin me shoshë

Për t'i gënjyer popujt e Botës

Kinse ata ishin para shqiptarëve

N ‘Kosovë

Edhe pse kur erdhën nga Karpatet e Rusisë

N ‘Ballkan

Shqiptarët i gjetën këtu

Dhe nga shqiptarët

Mësuan për herë t ‘parë

Endjen e pëlhurës

Dhe qepjen e veshmbathjes

Ngase për këtë mjeshtri

Nuk kishin dëgjuar

As njëherë n ‘Karpate .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat