Portokallia zbret në Vorë në turin e verës, pjesëmarrje masive e qytetarëve për shfaqjen e humorit

Kultura

Portokallia zbret në Vorë në turin e verës, pjesëmarrje masive e qytetarëve për shfaqjen e humorit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Portokalli zhvilloi shfaqen e radhës për publikun e hapur në sheshin e Vorës. Duke vijur kështu turin Verë dhe Portokalle.

Në një shesh të mbushur plot, me të qeshurave dhe duartrokitjeve Portokalli tregoi ndikimin e jashtëzakonshëm që ka në publikun e gjerë.

Prania e Portokallisë ‘live’ nëpër sheshet e qyteteve ka krijuar një ndikim social. Me sheshe të tejmbushur dhe emocione të mëdha. Trupa e Portokalli fton publikun për shfaqen pasuese në Kavajë.

Pjesëmarrja masive ka qenë e dukshme, nga një publik qytetar që e dëgjoi me vëmendje dhe e kuptoi humorin e “Portokalli”. Çdo numër është përgatitur nga fillimi për t’ju përshtatur motos “Verë dhe Portokalle” dhe këta numra të rinj janë bërë për turneun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat