Në botën e letërsisë moderne, Albatros Rexhaj dallohet si një shkrimtar i rrallë, i cili tërheq për thellësinë e mendimit dhe stilin e tij të rafinuar. Rikthimi i tij në skenën letrare është një ngjarje e cila i ka ngrohur ata që e admirojnë talentin e tij.
Në shkrimet e tij të fundit, Albatros Rexhaj ka vendosur të zgjojë frymëzimin e tij, duke rikthyer pasionin për të shpalosur botën e tij të brendshme ashtu siç vetëm ai di, qetësisht dhe furishëm në të njëjtën kohë, përmes fjalëvë të rënditura me thjeshtësi të pakopjueshme, e cila depërton drejt e në zemër. Ai flet në gjuhën e shpirtit, ka kodin që zbërthen shpirtin tonë, atë pjesën intime që ia tregojmë vetëm ëndrrës. Nëse mbrëmjeve po kërkojmë te ndjehemi të njëjtë me dikë, kur dhimbja e dashurisë na bashkon, dëshirat, energjia e jetës, pak dopaminë, varësi e pastër është hapësira e tij e letrave, mjekon shpirtin dhe fjala vjen si përqafim i munguar, si fjalët që duam të dëgjojmë nga njeriu i zemrës, si fjalët që hezitojmë të shkruajmë.
Në një botë like-sh dhe klikimesh, autori nuk bën kompromise, shkruan atë që i vesh çdo ditë zemrës, shkruan në kohën e dashurisë, duke harruar datën, vitet, stinët. Në aurën e shkrimeve të tij ka një ngrohtësi ftuese që e bën lexuesin të ulet dhe të qëndrojë, ti kthejë në dialogje monologët, dhe të ndjejë më pak vetmi, së paku derisa letra të mbarojë.
Ai krijon portrete të ndjeshme nëpërmjet një mjeshtërie artistike, arrin të transmetojë emocionet më intime dhe të komplikuara të dashurisë, duke e paraqitur femrën si një personazh me shumë dimensione dhe kompleksitete. Përmes imazheve të përzgjedhura me kujdes dhe përdorimit të shkëlqyer të metaforave, autori shfaq çlirimin dhe ngazëllimin e dashurisë në mënyrë që e prek fort lexuesin.
Rikthimi i Albatros Rexhaj në skenën letrare është më shumë se një kthim; është një shprehje e talentit të pashuar për të shkruar dhe për të komunikuar thellësinë e qenies njerëzore. Përmes shkrimeve të tij, ai shpalos një vizion të butë dhe të thellë të botës, duke na bërë të lidhemi çdo herë dhe më ngushtë me çdo fjalë që ai shkruan.