Një jetë me hapin në valle, 45 vite krijimtari të koreografit lezhjan, Gamend Golemi

Kultura

Një jetë me hapin në valle, 45 vite krijimtari të koreografit lezhjan, Gamend Golemi

Nga: VIKTOR GJIKOLAJ Më: 7 korrik 2024 Në ora: 17:52
Gazmend Golemi

Lezha nëpër kohë ka pritur migrime, kryesisht nga Veriu si: Malesia e Madhe, Mirdita, Puka , Dibra, Tropoja. Të ardhurit u vendosën në fushën e Lezhës, pjesë e Ultesirës Perendimore, në Breg të Mates, Gajush, Markatomaj, Rrillë…Ato sollen me vete, visarin etnografik të zonave prej nga vinin, ritmet, meloditë, lahutën , fyellin , ritet e ndryshme , duke formësuar një areal etnokultuor me një larmi të rrallë kostumesh, vallesh, këngësh, etj. Pas luftës dytë , por edhe më heret, në qytetin e Lezhës erdhën nga Shkodra urbane specialistë, zejtarë, tregtarë, mësues, klerikë. Duke qenë për një kohë të gjatë, pjesë e Qarkut të Shkodrës, në Lezhë erdhën edhe zyrtarë vendor, ushtarakë , mësues, muzikantë, etj. Pas luftës dytë botërore kjo prurje u intensifikur.

Erdhën me qendrim të përkohshëm e u natyralizuan si Lezhjanë. Dallohen letë se nuk janë autokton. Nga mbiemrat e tyre, kryesisht. Familja Golemi erdhi , më 1953. Ata ishin familje e një ushtaraku, që nuk lëvizi më nga Lezha as sot e kësaj dite. Koreografi i njohur jo vetëmn në rajonin e Lezhës, Gazmend Golemi, lindi në këtë qytetet . I ati ushtarak dhe nëna ndër mësueset e para të këtyre anëve. Në lëvizjen artistike i pari nga kjo familje ishte axha I Gazemndit, i cili vuri në skenë vallet e para në Lezhën me pak tradita në këtë fushë.

Nga skena në ekspeditat folklorike

Gjashtë vjeçari Gazmend Golemi, do ngjitej në skenë, për të rrugëtuar një jetë me hapin në valle.

Janë të rralla rastet , kur ai shpejt, do të behet një valltar I spikatur dhe të shpalojë edhe prirjen e koreografit, duke punuar me shokët për të përvetësuar lëvizjet dhe figurat koreografike. Kështu , më 1979, Gazmendi emerohet koreograf në shtëpinë e kulturës Lezhë. Ai do punonte krah drejtuesve të njohur, duke fituar përvojë e rritur cilësinë e valleve. Bashkë me kompozitorin Agim Velaj(edhe ai i ardhur nga Shkodra), me historianin Loro Gjeçi, me studiuesin Tonin Çobanin , do të marrë pjesë në disa ekspedita folklorike, në gjithë rrethin e Lezhës . Kjo ishte një përvojë e madhe, që i dha shumë suksese për pasurimin e fondit koreografik , jo vetëm të arealit etnokulturor të Lezhës. Gjurmimet folklorike, arkivuan disa valle si, Vallja e kënduar, Vallja e thëllanxave, vallja e Pllanës, vallja e çafkave, etj kështu u identifikuan zonat ku luheshin vallet e fushes dhe ato të ultesirës , të malit( Zadrima, Kallmeti, Kashnjeti). . . Shumë prej tyre të sjelluara nga migrimet nga Malsia e Madhe, Dukagjini, Mirdita, por edhe Dibra, E gjithë lënda e mbledhur kaloi në laburatorin krijues , për ti ngjitur ato në skenen e festivaleve kombëtare , të Gjirokastrës, dhe jo vetëm.

Nëpër festivale

Për herë të pare, preku skenën e Kalasë së festivaleve, më1978. Jo vetëm si valltarë , por edhe si specialist i fushës. Aty mori emocione të veçanta nga bashkëpunimi me etrit e artit koreografik shqiptar si, Ramazan Bogdani, , Engjël Tërshana , Gëzim Kaceli, etj, por edhe muzikologë si, Ramadan Sokoli, Tish Daija, Çesk Zadeja etj. Duke qenë një ri, në një udhë të bukur , kërkohej nga ai formimi i vazhdueshëm profesional . Dhe i erdhi radha kursit për koreografi, ku mësoi shumë. Më 1983, Lezha folklorike paraqiti valle, ku shperfaqej tema e qëndresës dhe atdhetarisë, të cilat morën vlerësime nga juria e Festivalit si dhe nga shtypi i kohës
Kështu nga një areal me prurje modeste, në fushën e koreografisë, u ba një adresë e spikatur e kërcimit të valles burimore me larmi motivesh.

Si kudo në Shqipërinë e asaj kohe, edhe në rrethin e Lezhës, kishte shtëpi Kulture, vatra Kulture , ku indentifikoheshin bartësit e shquar të këngës, valles dhe riteve.

Shtëpia e pionierëve, kishte gjithashtu valltarët e vegjel, duke krijuar një traditë të pasur.

Gazmendi i kujton me shume mall dhe emocion , ditët plot vrull të punës me vallet dhe me harmonizimin e tyre në programet artistike. I paharruar mbetet për koreografin e ri vazhdimi i Akademisë së Arteve , ne degën koreografi. Tashmë përvoja e mirë , në shtëpinë e Kulturës Lezhë , do të pasurohej e ballafaqohej me kursin akademik , me formiin estetik e profesionale , me kërkesa të reja për trajtime specifike krijuese dhe interpretuese.

Me pasionin dhe dashurinë për vallen shqiptare Golemi , do të diplomohej , me rezultate të mira. Mjeshtri kujton me shumë mirënjohje Akademike Andromaqi Gjergjin, prof. Panajot Kanaçin, Miltiath Papen, etj

Natyrisht , që angazhimet e tij në lamë të krijimtarisë u shtuan ashtu si dhe vallet e gjurmimet në terren. Janë disa pjesëmarrje të tij, jo vetëm ne FFK Gjirokastër, por edhe në takimet kombëtare të ansambleve artistike, ku mori shumë vlerësime, Emigroi si shumë aristë të tjerë në Itali disa vite për t’u kthyer sërish në Lezhë e për të dhënë kontributin e tij të ndjeshëm në veprimtaritë e kohës. Ai vlerësohet me çmim në disa festivale tipologjike kombëtare si në Lushnje, Kavajë, etj.

Gazmnd Golemi lëvizi me trupën e tij, EAGLE DANCE, edhe në takime nderkombëtare si, në Francë, Itali, Poloni, Prishtinë, Gjilan etj. Me qindra djem e vajza , kane kaluar në studion e tij. Ata i janë shumë mirënjohës prof. Gazit, që I bëri pjesë të jetës artistike të qytetit të tyre artdashës.

Një sukses i kësaj trupe ishte dhe vallja-rit, ’’Mbledhja e Bletës’’, e cila u zgjodh në koncertin final të Festivalit Foklorik , Gjirokastër , 2023.

Këto ditë , në Lezhë koreografi Gamend Golemi dha një koncert jubilar, me vallet e tij në 45 vite krijimtarie dhe interpretimi.

Në këtë recital, autori kishte vënë një raport të drejtë midis valles tradicionale me atë të kultivuar, Në sallë pëpos autoriteteve lokale, artistëve e krijuesve të qytetit , kishin ardhë edhe kolegë dhe ish nxënës të tij nëpër vite. Kujtime e mall pa fund për rrugëtimin e tij të suksësshëm. Mes duartrokitjeve mori dhe ceertifikatën e Mirënjohjes nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, për kontributin e tij 45 vjeçar, për vallen dhe artin e qytetit të tij.

Ato fjalë falenderimi të artistit lezhjanë, për të gjitha ata me të cilët ka bashkëpunuar , tingulluan si nje premtim, për ta vijuar rugetimin e tij drejt arritje dhe vlerësimeve të reja .

Dhe opinioni artdashës i Lezhës beson në pasionin e tij dhe energjinë krijuese të këtij artisti me vlera të lavdrueshme. Gjithë jetën me hapin në valle…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat