Pagarusha

Kultura

Pagarusha

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 korrik 2024 Në ora: 15:27
Autori Adem Bytyçi

Koha kalon

Kujtimet mbesin

Si shumë xhevahir

T' nxjerrë nga ujët e detin n' zallë

Që ta kujtojnë t ‘kaluarën

Edhe duke fjetur n' gjum..

N ‘këtë fshat

Dikur punoja si mësues

Aty me kanë mbetur

Ditarët e nxënësve

T ‘cilët i doja aq shumë.

Për këtë fshat

Dhe popullatën e tij

Ruaj ndër kujtimet

Më t ‘mira

Ishin popull bujar

I shquante mikpritja shqiptare

Bukë e kryp e zemër bardhë..

Kur punoja n ‘këtë Vatër t ‘arsimit

Drejtor shkolle e kishim

Një pedagog të devotshëm

Deputet i LDK-së,

N ‘parlamentin e Kosovës

Profesor i gjuhës shqipe

I burgosur politikë

Eqrem Destan Kryeziu .

Pas 50 vitesh

Kur e vizitove

Kishte ndryshuar

Pagarusha aq shumë

Rrugë t ‘asfaltuara

Një shkollë moderne

N' një vend plotë me lule dhe gjelbërim

Shkëlqente Shtatorja

E Nexhmije Pagarusha

Ikona e këngës popullore shqip

Kur bëhej krahasimi

Me të kaluarën

Zemra me mbushej

Plotë dashuri

Dhe gëzim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat