Gjaku i dëshmorëve, është Liria e shqiptarëve.
Kushdo që tenton e vepron, t’na i njollos, shaj dhe tjetërson (vlerat kombëtare), do mallkohet nga gjaku i dëshmorëve.
Kosova, s’ka qenë, nuk është dhe kurrë s’do bëhet Kandahar.)
Andaj….
Zgjohu shqiptar dhe kundërshto, mos ke “frikë” se jemi (një.)
Fol shqiptar se s’ke kah shkon, n’tokën tuaj je autokton.
Ruaje trungun se është i yti, nga harresa fiton veç armiku!
Duaje, ruaje dhe mbroje shtëpinë, se k’shtu na ka mësuar Gjergji ynë.
Mendo shqip, o shqiptar!
Fol n’shtëpi shqip, he goja tu thaf’t.
Vendosi fëmijës emrin shqip, he ty emri i huaj, tu harroft.
Mos luaj me gjakun e dëshmorv’e, nga mjegulla e spiunëve.
Heroizmi dhe gjaku i derdhur për atdhe, nga Familja jonë mitike Jashari, është (shëmbëlltyrë dhe dritë), për t’gjithë ne…
Do e përsëris çdoherë, ngase ajri, toka, uji dhe gjithfarë kemi në trojet tona, është e jona.