Atje t'lumi posht
Shtriheshin mrizet e moqme
Atje bashkë me barinjët
N'muajn gusht mrizonim delët
Kur Gjingalla
Ia thoshte këngës
Duke e prishur
Qetësinë e heshtjës.
Atje t'lumi posht
T'mrizët e moqme
Kur delët mrizonin
Me kujtuhet si tani
Ne barinjët t'mëdhënjë
E t'vëgjël
Orgonizonim lojra baritore.
Vitët kalojnë
Njëri pas tjetrit
Atje t'lumi posht
Ku edhe sot janë
Mrizët e moqme
Por qendrojnë t'shkreta
T'zhytura n' vajtim e lotë
Sepse nën hijet e tyre
S'ka më
Për t'mrizuar
As dele
Dhe as lopë.
Sot kur i kujtoj
Ato mrize
Në një luginë
T'rethuar me male
Nëpër t'cilën
Rrjedhte një lum
Me shtihen
Ënderr n'gjum
Tufatë e deleve
Duke mrizuar
N'ën to
Por për fatin e keq
Sot mbi këto mrize
Dëgjohen vetëm Orla
Duke krrakatë.