Më 16 gusht në Hot të Malësisë së Madhe do të përurohet Kulla e Famshme e Cunmulajëe e cila kishte pësuar rëndë gjatë periudhës komuniste. Duke qënë saraji më i madh dhe më i njohur i Malëssië intresimi për mbarëvaajtjen e kësaj kështjlle nuk u ndalua kurrë. Pas rënjes së diktaturës në Shqipëri malësorët shqiptar mendonin cka mund të bëhej për rindërtimin e kësa shtëpie legjedare. Më në fund para dy tri vjetësh në Malësi u themelua një Komision i posacëm për ngritjen e fondeve për rindërtimin dhe meremetimin e Kullës së Cunmulajëe. Këtë ide e mbështetën shumica dhe në atë kohë filluan fushatën e ngritjes së fondeve sidomos në diasporë e cila u tregua shumë fisnike duke dhënë qindra mijëa dollarë.
Për Cunmulajt e Hotit është folur e shkruar shumë nga autorë shqiptarë dhe të huaj
Poeti ynë kombëtar At. Gjergj Fishta në kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë" i kushton një hapësirë të madhe Cun Mulës. Pothuajse shumica e personazheve të Lahutës së Malësisë janë janë trima të vërtetë e jo të imagjinuar sic ndodhë në shumë vepra letrare të botës shqqiptare dhe ë huaj.
Lahuta e Malëssë është vepër letrare epike me përmbajtje historike, Në këtë vepër zënë një vend të vecantë Cun Mula i Hottit, derë e parë dhe bajraktar i Malësisë së Madhe. Gjergj Fishta në kryevprën e tj e tij Lahuta e Malësisëë e përshkruan Cun Mulën me fjalët më të mira dhe më të bukura të gjuhës shqipe. Ai gëdhëndë në vargje me fjalët më të shkëlqyeshme tregon të kaluarën e fisn e ike të kësaj familjeje që sot e kësaj dite simbolizon bashkimin kombëtar, duke bërë thirrje për drejtësi dhe paqë në liri. Vargjet e para për Cun Mulën fillojnë në këngën Lidhja e Prizrenit ku Cun Mula kishte marrë pjesdë si përfaqësues i Malësisë së Madhe. Në këtë këngë Gjergj Fishta fillon të këndoj për këtë burrë të permendur jo vetëm të Malësisë , por gjithë Shqipërisë:.Me rastin e100-vjetorit të Lidhjes Shqiyare të Prizenitt shteti shqipëtar nderoi Cun Mulën për pjesëmarrjen e tij në atë Lidhje . Gergj Fishta në kryeveprën e tij tregon se Cun Mula kishte marë pjesë aktive në atë lidhje të madhe shqiptare:
Vjen Cun Mula e vjen Mar Lula
Njani hot e tjeteri Shalë
Të fortë për pushkë e të urtë për fjalë
Si ai Dodë Prëci prej Kastratit
Me atë Vrijnin e Beratt.
Ndërsa në këngën Marash Uci poeti ynë kombëtar thotë këto për Cun Mulën.
Në Gjenoviq Marashi u nisë
Ke Cun Mula me konisë
Ke Cun Mula shpi e rreptë
Ku han buk i verbët e i shkeptë
Në taë fis të Hotit shpi e parë
Djal pas djalit Baraktar
Prej mjesditet tue ra dielli
Në Gjenoviq kapet ai filli
Ne Gjeviq te kulla e Cunit
Në atë kullë të bardhë në krye të katundit
Mirë se të gjejë o Cuni i Mulës
Po i thotë Mashi në derë të kullës.
Njaj Cun Mula thotë nji fjalë
Madhi Zot ty të kjosha falë
Ndër dy punë njëra do të dalë
Ase i shkojmë Mbretit në ushtri
Ase luftë do të kem me Mal të Zi.
Kurse në këngën: "Te Kisha e Shnjonit" thotë:
Po Cun Mula në shpinë të kalit
U coi lajmin po Krenëve të malit
U coi lajmin në derë të konakut
Me u mbledhë në kuvend të bajrakut
E si rrokull kjen rreshtue
Kështu zënë Cuni me ligjërua
Kështu tha Cuni Baajraktari
Edhe në gjujë u ngre ma i pari
Bani be me lot për faqe
Për qitape e shtatë melaqe
Më Oë të bjeshkëve e më krye të fëmisë
E për Emen të Perendisë
Se pa dekë e pa hi në dhe
Me gjithë djal e me gjthë re
Pa u robit me lopë e qe
E pa u djegë me stan e shpi
Si bjen dorë kurr Malit të Zi.
Vargjet poetike të stilit homerik tregjnë më sëmiri se kush kishte qënë Cun Mula i Hotit. S'ka dyshim se Gjergj Fshta i bëri Cun Mulës portretin më të mirë në kulturën tonë kombëtare. Cun Mula ishte atdhetar i madh, ishte trim dhe strateg, bujar dhe orator. Të gjitha këto cilësi të larta njrëzore u skalitën në kryeveprën e poetit tonë kombëtar. Për këtë gjigand të Malësisë Madhe këndohet sot e kësaj dite në atdhe,por edhe diasporë.Pas Skenderbeut dhe Oso Kukës, Cun Mula përmendet më shumë se asnjë tjetër për aktivitetet e tij kombëtare dhe shoqërore.Përurimi u Kullës së Cun Mulës më 16 gusht është një vepër e madhe kulturore dhe historike.