Ura

Kultura

Ura

Nga: Hamza Halabaku Më: 15 gusht 2024 Në ora: 21:47
Hamza Halabaku

Ura na lidh me ju

Dhe nga ju na ndan.

Me botën larg diku,

 na bashkon anë për anë

 

Themi: kush të ndërtoi,

andej mbi lumin e rrallë?

Klithim: kush të rrënoi,

mos pastë ditë të bardhë!

 

Njerëzia e dëlirë

Ura kot nuk ndërtoi.

Ishte e rëndë, e pështirë,

nëma që erdhi te përroi!

 

O miq, ura ndërtoni,

E nesërmja të kalojë!

Brigje të largëta bashkoni,

Ditët të rriten si shebojë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat