A ka?

Kultura

A ka?

Nga: Dedë Preqi Më: 17 gusht 2024 Në ora: 13:18
Dedë Preqi

Sa intersant gjithë kjo bötë

Përveç njerëzve e shtazëve,

A ka krijesa tjera që e bezdisin

Dhe qetësinë e saj ia prishin?...

Po, ka edhe çka nuk ka të tjera

N’forma të ndryshme imagjinare,

Do quhen kulqedra gjakpirëse

Lugetër e vampira të pa ngimur,

Ka përbindësha me bark të fryer

Ka xhebraila e shejtana me brirë.

Por për fat të keq gjithë kjo pjellë

Kanë hyrë dhe janë strukur thellë,

Paluar si urithi në strofullën e vet

Në zgaurin e njeriut pa dinjitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat