(Demeleztë ishin e janë “me shtatë zemra”
Kanë lënë vepra të mira dhe jo veç emra)!
Me shpirt, mendje e zemër, çdo mashkull e femër
Të quajtur Demelezë,“porsi ora zvicrane ROLEX”
Që ju rrahë me tik-tak pa ndërpre, për një jetë të re...
Janë të njerëzishëm, të mirë, të ndershëm e t’hareshëm
Të gjithë njësoj ata, të vjetër me origjinë, si vet “Sharri plak”
Por edhe me emër, punë e vepër të mirë janë ardhur hershëm
Si flamuri kuq e zi, me krih hapur vendosur n’çardak!
Janë unik të organizuar, të bekuar dhe t’bashkur
S’ju trembet për asgjë syri e qerpiku hiq aspak
Dhe, as vërr s’ju ban mendja, as zemra e tyre
Janë unikat në ndeja, dasma, muzikë, lojë e n’ahengje...
Të praruar e t’kultivuar mirë e mbarë, me fis e me farë...
Në këtë lagje çdo mbrëmje e çdo mëngjes, si treni Expres
Në kopshtet-oborret e tyre me lule, ju qelë nga një zambak
Dhe kanë hijeshi e bukuri, si gjerdani mbështjellur me ar!
Që kanë respekt, virtyte e dashuri për çdo njeri...
Sidomos gjatë të premteve deri n'mëngjes, tu ba qef e tu pi;me lojë, këngë, batuta, aforizma, metafora e mahi
Duke trokitur me një takt:Rrak, tak-tak, hej merak, merak!