Mërgimi

Kultura

Mërgimi

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 gusht 2024 Në ora: 22:14
Autori Adem Bytyçi

Gjer kur kjo e keqe

Do t' na godet ne shqiptarëve

Për t’ mos qenë n ‘gjendje

Për t ‘jetuar n ‘vendin tonë

Këtë e dinë vetëm ata

Që i mbushin xhepat

Për veti

Me votën tonë.

Kjo e keqe nuk ka t ‘mbaruar

Për gjersa

Vendin tonë Kosovën

E udhëheqin hajdutët

Politikanët e marrë

N ‘vend që ta zhvillojnë vendin

Pasuritë e tij ia rrëmbejnë për veti

Duke e lënë popullin

N ‘varfëri dhe mjerim

Pa as edhe një fije shprese

Për një jetë ma t ‘mirë.

Mërgimi shqiptarëve

Do t'ju rri n ‘qafë aq gjatë

Përderisa ata që i udhëheqin

Nuk binden

Se pasuritë e tyre

Nuk kanë vlerë më shumë

Se sa ngritja

Dhe mirëqenia e popullit

Që e përfaqësojnë.

Mërgimi është lot malli

Vuajtje për së gjalli

Shtrat i tretjes së kombit

Kush ndryshe e kupton

Mërgimin

E rrenë pjellën e vetë

Duke e humbur n ‘vend t ‘huaj

Gjuhën , historinë , prejardhjen

Dhe vendin e vetë

Kosovën Martire

Për lirinë e së cilës

Nga okupimi serb

Është derdhur një det gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat