Ndizeni emrat e zemrat, dhe atmosferën, kudo që jeni...
Shkundeni, tundeni e lëkundeni njerëzit, pemët e vendin
Dhe për të mirë, këdo që keni ju pranë në çdo anë, kot mos rrini...
Si do që t’jetë duajeni, çmojeni e nderojeni njëri-tjetrin
Mos e nënçmoni dhe mos injoroni rendin e kuvendin...
Të keni kujdes që t’mos harroni, mbajeni mirë n’ mend:
Ruajuni mirë, o njerëzit e mirë, që një njeri t’mos ju çmend!
Kot mos rrini:“Ndezeni, kallni fushën, malin, lumin, liqenin e detin
Kënaquni me lojë, muzikë e atmosferë, si shumë herë dhe ju të tjerë...
Në çfardo stine që t’jetë e mundur, qoftë dimër apo n’verë
Jo që është vetëm një lirim trupi, shpirti, mendje e truri
Por është edhe një ndriçim, virtyt e vlerë njerëzore kurdo herë!”.
Vërtetë, ata që luajnë, këndojnë, kërcejnë e vallëzojnë...
Kjo është një e vërtetë e pa maskë, që dihet dhe nuk fshihet
Por edhe thuhet në popull patjetër e shkruhet në letër
Ata janë të kristaltë, dhe kurrë keq nuk mendojnë me vepër
Me ta të tillët n’gjëra të këqia, me intriga, dallavere e rrena
Jo, jo me dyfytyrësi assesi nuk lejojnë, por edhe nuk punojnë!