Tingulli i pushkës tënde ishte zë i kushtrimit
E kishte zërin e lirisë dhe të flijimit,
Melodinë e vetëtimës në errësirë
Në këto troje të jetoi sëcili i lirë.
Të përkulem si një udhëtar i humbur
Në hapësirat e mërgimit të tretur,
Malli digjet edhe ëndërrat i shkund
Me shtegëtarët e lodhur që shpien askund.
Komandant i dashur sa e ke vështirë,
Akoma i kemi bishat mbi kokë,
Mitrivicën duan ta ndajnë me urë
Rreth e përqark jemi me kufij të kafshuar.
Zgjohu komandant të lutëm
Car Llazari me gishtin e metalit,
Në mes Dardanisë së lashtë
I ka hipur mbrapsht kalit.
Të vie me vjellë prej tradhëtarëve
Të dehur si derrat i prijnë politikës,
Klanë e shembin vetë për brenda
Rrahin gjoks në shpind të Amerikës.
Zgjohu komandant lëshoja sytë Kosovës,
Ky popull do jetë gjithherë krenar me ty,
Qoftë i bekuar gjiri i nënës Zahide
Që të dha zemër e të dha fuqi.