E epermaja nuk është material, por shpirtërore

Kultura

E epermaja nuk është material, por shpirtërore

Nga: Gjon Marku Më: 24 gusht 2024 Në ora: 22:43
Gjon Marku

Një zë ere preku qënien time, që më bëri të shkëputem nga mendimi dhe t’i tregoj kujdes zërit që era më solli. Hap më shumë dritaren, duke lënë erën që të hyjë brenda në dhomën time. I ngul sytë diku thjesht në zbrazëti, mbaj frymëmarrjen dhe pres zërin të vij përsëri. Është ftohtë jashtë, mendoj. Edhe pak dhe shirat do të kapen me kthetra pas dritareve si shpend të uritur ndërsa vishem dhe dal.

Dëgjoje këngën e një zogu, më thua, po se gjej dot çfarë është? Ndoshta zog dëbore, s’e di, ndjek fluturimin e tij, ai sillet e sillet, sikur po kërkon strehë, dhe ulet pa u ndjerë në gjurin tim si një mik i vjetër. Atë çast ndjeva shumë mall, doja ti thoje diçka por ai flutoroj sërish nëpër hapësirën e buzëmbrëmjes. Vinë dhe yjet si drita aq papritur e unë mërmëris iku nëna dhe yllë u bëre atje. E ai zog më kujtoj atë moment kur ti lëshove zogjtë e dhomës e i le të lirë. Hijet mbi mure fluturonin bashkë me zogjtë. 

Ishte ftohtë ndërsa një moment mendimi im fluturoj tek loja e flakës në oxhak por ai fluturim i çuditshëm i atij zogu që sillej e sillej e vinte prap drejt meje, më kthente në atë situatë që ngjante si irreale.

U ngrita dhe bli më bli kërkova e hije më hije po më kot e atëherë lotët shkrinë në qepallat e mija. Fjalet i kamë burgosur buzështërnguar e dhimbja, brenda meje nuk sos. Heshtja më kafshon e zemrën ma shkallmon. Ka plagë që nuk shërohen kurrë mërmëris me vete. Një zë që duket se vraponte bashkë me erën a thua se foli ngadal.   

Ikshim duke i ngjarë të mirës bir.

Ti heshtjen tek unë ke lënë, heshtjen që më flet nga larg dhe nuk more asgjë me vete nga unë flas sikur i përgjigjem zërit të padukshëm dhe vështrimin e hedh në ajrin e tejdukshëm si të doja të shihja diku atë zë që fliste.

Kthehu në shtëpi foli era sërish. E unë që isha përhumbur në atë fllad pranvere sërish përgjigjem.

Nëpër shtëpi s’do të jetë askush përveç muzgjeve të errëta e mungesa jote që më trishton. Ëndrrat e përgjysmuar shoqërojnë pikëllimin e zemrës e brenda saj zë fshihet një lojë lotësh, që nuk më thahej sapo kujtoj atë kapsëllitje të syve të tu të përhumbur.

Ti fle kurse zemra im e gdhin zgjuar bir. A thua foli sërish ajri i tejdukshëm. 

Ndërsa unë që a thua se dëgjoj zemrën të flasë e si i zgjuar nga një kllapi marr udhën të kthehem në shtëpi. 

Me ikjen tënde dhe zogjt ikën një pas një... Ulën kokat, varën krahët, ikën pas teje mermeris me vete. E çuditshme lidhja që kishe me ta! Dhe ky zog që tani fluturon degë më degë, sikur i mban zogjtë që kishim në shtëpi. Më bëhet se e njoh më duket se e kam parë të ulur mbi gurin e varrit tënd.

Zëri yt vjen tek unë përsëri dhe shpirti im ngrohet, dhe me mirënjohje i drejtohem zbrazëtisë e bindur që ti më ndjen: “Unë të dua fort! Malli më ka marrë shumë! Mendja ime, shpirti ime është bashkë me ty nënë!

Sosën fjalët ashtu siç sosi udha deri tëk dera e shtëpis. Në mira grimca thyehet shpirti e përbrenda më gërryen një brengë vetmie.

Me fjalë të shuar në gojë kujtoj atë fjalë tënden sa herë ndodhte diçka e papritur a vdiste ndonjë njeri i afërt “Na bitë e vdekjes vimë në jetë me u pa” birë.

Po bëhesha gati të hap derën kur dëgjova telefonin të këndonte si trishtil. Ka ca ditë që pas rënja së telefonit më ndjek terslliku në çdo hap e fjalë.

Ndaloj dhe nxjerr telefonin diku prej xhepit dhe bëj të hap e të flas pa e ditur me ke po flisja e kuj do ti jepja përgjigje. Por tjetri në anën tjetër të telefonit nuk përgjigjej kështu që u futa në shtëpinë time bosh ku gjithandej kishte vetëm heshtje dhe një vetmi vrastare që si gjarpër helmues më kërcënon me kafshime. E fika telfonin që të mos e vras fjalën dhe u shtriva të flë po ëndrrat dhe gjumin peng tek ti i lashë e fort u mbështola sonte në mallin tënd e me atë mallë kumti im nis ditën e re pas asaj natre pa gjumë.

Mjegulla ishte ende përmbi kreshta kur rrezja e parë hyri ndër gryka. Ca re të rralla puplore rrugëtonin qiellit ndërsa në oborr bulëzojnë karafilat e kuq gjak.

 Kisha dalë në oborr e po bëja një tufe me lule pse atë ditë doja të dërgoja një tufë syresh tek varri i prinderve të mi në fakt ishte dirtëvdekja e timeti që më kishte lënë të vogël por akoma si kisha mbledhur ato kur para portës sime me shpejtësi kaloj makina e shefit që turthi merrte drejt bregdetit e mua ndër mendje si të thërriste ditët e larguar me erdhi ajo ditë e nxehtë korriku kur atij i kishte vdekur në fakt gjyshja dhe pse ne na ishte thëne se i ka vdekur e jema.   

Atë ditë të nxehte korriku kishim vajtur në zonën më të largët të juridiksionit tonë të punës por njëri prej kolegeve na tha se duhej të ktheheshim orgjenësishte e ky ishte lajmerimi i dretorit pasi shefit i kishte vdekur e jema. Në fakt atë ditë kishin ndodhur jo një po dy vdekje të njerëzve të afërt të kolegëve tanë. Por për atë djalë të ri që kolegja jonë e kishte kushuririn e saj të parë s’ishte kujtuar askush.   

Zemra e njeriut është gur mërmëris e mendoj atë tëksa zvarritesh përjargeshem si kermill, me guaska fallso dinjiteti ngërthyer nga varfëria e mendimeve të pa ushqyera, por vetes mundohet ti ushqej një pushtet apsolut. Tek ti shpirti ka marrë arratinë kolegu im shpirtëvarfër pëshpëris e mendoj atë moment kur ti si zog i truer më bije atë filgjan kafje me një gotë rakie në vdekjen e gjyshes tënde. 

Yt atë tregon se si e thyet dritaren të hynit brenda ku ajo kishte dhënë shpirt e vetmë pa e pa e dëgjuar kush. Ndoshta ishte mbyllur aty për tu shpëtuar kafshimeve të nofullave të vdekjes mendoj.

E mua ato fjalë më vrasin e presin si gjethnaj e misrit që të pret në një ditë përvaluese si kjo e sotmja kur rrezet e diellit kapeshin pas gjetheve të rrushit në tanën poshtë së cilës ne pinim kafe. 

Zemërimi im është i shenjtë i shoh ato dy burra që me pantallona të shkurtëra e të pa lara në jepnin dorën, askush tjetër nuk isht e në atë oborr mortor. Më vdes diçka brenda shpirtit. Dua të pengoj gjuhën time të shprehet në këtë vdekje nëne edhe pse vetja më duket si udhëtari rrugëhumbur në një qytet çudi.Trishtimin kam fshehur pas atyre fjalëve ngushëlluese edhe pse në shpirt sikur diçak më është thyre si copë qelqi.

 Është korrik vapa djeg e mua më mbulojnë djersët e ftohta ndoshta jo prej vapës e më njomin këmishën time të bardhe ndërsa toka djeg në përvëlimë. Ky është raliteti i çmendur dhe i brishte i civilizimit tënd koleg që mundohesh të vishesh me triko firmato e pantalona të ulura në gjysëm të bythes që të dukesh pak modern ngaqë imazhi yt është i rrem.

E hedh vështrimin drejt qielli që nuk ka fund e vetes i them mos nem. E pimë atë kafe e rëndë rëndë, si bujtës të heshtur që flasin shumë pa thën asnjë fjalë të vetme u ngritëm dhe morëm drejt makinave. Aty në oborrr lamë atë të tre dy burra me brekë të shkurtëra medet dhe të pa lara dhe hijen e asaj nëne të vdekur vetem pa e pa kush. Mos e hapni derën, brenda është frika a thua se thoshte vdekja e saj.

Ta jap dorën aty tek dera e makinës e diçka vdes brenda meje, shuhet heshturazi pa zë…ndërsa aty në dhomëvdekjene saj gjyshja jote Endër rri shtrirë në këtë ditë të nxehrtë korriku. U fikë si një teshtimë xixëllonje. E ju do ta ndryni prapa kapakut të arkivolit. Por ti serish do të turrsh të vjedhesh para po tash në emer të kujt do ti kërkojsh mor i pa soj.   

Ti ishe në muzgmoshe, në mozgvetëmi e degjoje klithmat e shpirtërave të lodhura nga muzgvetmia nënë e mjerë ndersa nipi turreshe bregdetit mbi kosovarët të vidhte e mua më vjen në mendje ajo që më kishte thënë vetëm se një ditë para vdekjes tënde Ambrozi kur ti kishte vajtuir bashëk me Tanin që të nesërmen e vdekjes së të atit bashkë me ty turrej Zadrimës të vidhet tamam si ditën para vdekjes së gjyshes tande kur ju donit ti zhvasjea atij disa para po ai u kishte nxhjerr jashta. 

Eh tani ndoshta do të kishte qëndruar edhe pas orës gjashtë të darkës nëse Kantit nuk do ti kishte vdekur djali i xhaxhait të siguronte vlerën e mortit të të atit.

Orët rrëshqasin turrevrapi e vjen ora kur kisha dalë dhe po nisesha në varreza të dërgoja ato tufa me lule.

Unë kthehesha prej varrezave ku kisha qënë për të dërguar lule tëk varri i prinderve të mi e isha aty para zyrës kur në asfalt ra gjysëmhia e Endrit gjithë dëlir si për të zhdukur mekatet dhe gënjeshtrat. 

Çështë kështu me ty koleg që para meje qëndron si një fallxhore mendoj unë. Ndërsa në anën tjetër të rrugës disa qenë endacak shtërngonin midis dhëmbësh kocka. E shoh hijen tënde në lëvizje, por vështrimin e hedh tutje në kreshta. Më duket se vjen prej ëndrrës së gjyshes. E vështroj atë hiej në fakt ti Ender s’je gjë tjetër veçse një hije mendoj, hija e ndergjegjes së vrërë. I dëgjoj hapat e tu që tërhiqen zvarrë.

Kujt ja dhurosh ato lule të bukura koleg me ishte drejtuar papritur apo për ndonjë të dashur kishte folur gjithë ironi ndërsa Artani me Nestrën ja kishin dhënë të qeshurës.

Prej cilës limfë lindin ndjenjat e trishtimit pyes veten. E ndjeva se prej nervozizmit duart me dridheshin. Por shpejt endem kuturu të gjej fjalën. Ndërsa e qeshura e Endrit si një klithëm e zgjatur mbillej në hapsirë. E vështroj dhe mendoj se atë mugëtirë njeriu më ra për hise të shoh, medet si bren një shpirt lakmi. 

Degjo Endër kur ti Tani e Nesta turrshit të viktimizonit ndonjë kosovar në Shëngjin e ti zhvatnit disa euro unë shkova deri të varri i prindërve të mi. 

U ndalur edhe para varrit të gjyshës tënde Endër. Një kandilë balte përdhe, bri varrit të saj pash dhe ferra që kishin mbir rreth. Nëpër grahmat e zvetnuara nga toka më duket se më vinë gjëmime. Një zog maje një peme kendonte këngëvajin për një të vdekur. Në fakt mua njëlloj me ngjan jeta juaj me vdekjen në këtë botë të mbarsur me prapësi ku vallëzon ligësia e ku gjithnjë ka diçka për të fshehur e aq më tepër kur kam ju përballë që një piramidë gërmadhash po ngrinë nga korrupsioni pa ngjyrë.

Ender belj ndonjë tufë lule për gjyshen veç jo nga para të pista e ndize ndonjë qiri tek varri i saj së paku për shpitrtin tënd të baltosur se veç shpirti i saj i pastër në të bëftë derman.

Endri kishte shtangur e midis dëshirës dhe guximit, potencës dhe ekzistencës, midis thelbit dhe trashigimit i kishte ngrirë ajo qeshje në grykë. Helmi paska shijen e fajlëve të tua kishte menduar po nuk kishte folur.

E rëndë është pasha e fjalëve kishte ndërhyr Artani si për ta nxjëerr nga situate shef Endrin.

Ndërsa mua më ishtin dukur si lëvozhga pa vlerë.

Bëje për shpirtin tënd Endërn apo jo Artan i isha drejtuar kolegut tjetër. Le ju shpitin ja keni falur qoftëlargut edhe ti kishe harruar se të ka vdekur yt atë e një ditë mbas varrimit u gjende në Zadrim bashkë me Endrin të mblidhje para apo më mirë të vidhej para po ju rroni mes të gjalëve medet. Gjithësesi e epermaja nuk është material, por shpirterore. Ndizni ndonjë qiri në ndonjë kishë le që ku ka kishë të ju bej derman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat