“Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë” hapin ekspozitë për nderë të ditëlindjes së Nënë Terezës

Kultura

“Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë” hapin ekspozitë për nderë të ditëlindjes së Nënë Terezës

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë” kanë hapur një ekspozitë të veçantë në nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza.

Ekspozita, e cila u organizua në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përmban vepra të artistëve dhe të rinjve, të cilët kanë interpretuar figurën e Nënë Terezës përmes artit të tyre.

Veton Gusia i organizatës “Artistët për Artistë”, tha se organizime të tilla do të ketë edhe ditët në vazhdim.

Kjo është ekspozitë pranë qytetarëve për me përjetuar dhe kujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës, ky është vetëm një hap i vogël, ne do të vazhdojmë me organizime edhe më të mira, besoj që jeni ndarë të kënaqur më këtë ekspozitë”, u shpreh ai.

E profesori Hajrush Fazliu, tha se organizimi i tillë do të mbahet në mbrëmje nga ora 20:00 në Galerinë e Arteve në Prishtinë.

“I përgëzoj për iniciativën e marrë, ky event nuk do të mbarojë këtu, sonte në orën 20:00 në galerinë më të mirë të Ballkanit, dhe aty do të barten punimet dhe do të jetë një nderë dhe respekt për artistët e rinj që na kanë nderuar sot”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat