Pse sot, datë: 26 gusht 2024, është ditë e (Shenjtë)?

Kultura

Pse sot, datë: 26 gusht 2024, është ditë e (Shenjtë)?

Nga: Petrit Dibrani Më: 26 gusht 2024 Në ora: 15:27
Autori Petrit Dibrani

Ngase sot, është ditëlindja e një personaliteti Hyjnor, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup të Iliridës, më 26 gusht 1910, respektivisht 114-vjetori i lindjes.

Biografia e Nanës së mbarë “SHQIPTARISË”…..

Është një Gamë e gjerë, me djersë e punë, angazhim dhe përkushtim, për ndihmë e humanitet dhe shërim, duke filluar nga fëmijët dhe deri te pleqtë, të sëmurë e të braktisur dhe me çmime e nderime të shumta, Kombëtare dhe Ndërkombëtare…..

Gonxhja ishte fëmiu i (Nikollë-Kolë Bojaxhiut), me origjinë nga Mirdita dhe e (Drane Barnaj-Bojaxhiut) nga Fshati i Ri të Gjakovës.

Disa nga çmimet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhuruar për “Nënë Terezën”.

Çmimi Damian Dutton

1962 - Çmimi Ramon Magsaysay

1973 - Çmimi Templeton

1978 - Çmimi Balzan

1979 - Çmimi Nobel për Paqe

1980 - Çmimi Bharat Ratna

1985 - Çmimi Medal of Freedom

1996 - Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1996 – Dekorata Qytetar Nderi e Kosovës.

2003 - Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”.

Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Kur flet dhe vepron një njeri i Shenjtë, është I Madhi Zot, që e shtynë ta bëj.
E tillë ishte dhe do mbetet përjetësisht, “Nënë Tereza” e Shqiptarisë.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat