Ke vuajt shumë
Për lirinë tende
Kanë derdhur gjak
Shekuj me radhë
Bijtë dhe bijat
Më të nderuar
T ‘kombit tonë t' lashtë
Autoktonë gjithmonë
N ‘këto hapësira gjeografike
T ‘cilit i janë bërë
Padrejtësitë më t ‘mëdha
Që i ka njohur historia
E kombeve t ‘botës
Dhe Evropës.
Kosovë histori e dhimbshme
E kombit shqiptar
Pas aq shumë vuajtjesh
Nga sundimi barbar
Dhe mizor
I shtetit gjakatar serb
Tani arrite t' çlirohesh
Dhe t' pavarësohesh
N ‘tokën e t ‘parëve tu
Ilir e Dardan
Populli më i lasht
N ‘rajon dhe Evropë.
Por tani Kosovë Martire
Pas çlirimit
Politikanët tuaj
Tokën tende
Fqinjëve
Po ua falin
Dhe vetë
N ‘kurrizin e varfërisë
Se popullit tënd
Po pasurohen.
Lutemi !
Që politikanët e tillë
T'i mallkoi gjaku i dëshmorëve
Që e flijuan jetën
Për një Kosovë ndryshe
Për t ‘jetuar populli yt Kosovë Martire
N ‘liri dhe mirëqenie.