Përparim Rama takon komunitetin artistik në Prishtinë, flasin për përfshirjen e komunitetit kulturor në vendimmarrje

Kultura

Përparim Rama takon komunitetin artistik në Prishtinë, flasin për përfshirjen e komunitetit kulturor në vendimmarrje

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 11:56
Përparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me komunitetin artistik në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në facebook, duke thënë se e ka informuar komunitetin artistik për mundësitë e reja që do të krijohen përmes Kuratorit të Kryeqyetetit.

“Patëm një diskutim tejet të frytshëm me komunitetin artistik rreth rritjes së përfshirjes së këtij komuniteti të rëndësishëm të shoqërisë në vendimmarrje. Informova komunitetin për mundësitë e reja që do të krijohen përmes Kuratorit të Kryeqytetit. Potencova rëndësinë e depolitizimit të jetës kulturore dhe kërkova nga komuniteti që të ruajnë pavarësinë e tyre profesionale”, ka shkruar Rama.

Tutje ai ka thënë se janë dakorduar që Qendra për Praktikë Narrative të jetë në shërbim të plotë të komunitetit kukturorë.

U dakorduam që Qendra për Praktikë Narrative, e cila tanimë është rihapur, të jetë në shërbim të plotë të komunitetit kulturor. Krejt në fund u pajtuam të mbajmë një punëtori me datën 10 shtator për të diskutuar mundësitë e shfrytëzimit maksimal të hapsirave dhe ndërtesave publike për komunitetin kulturor”, ka shkruar Rama.

Ndryshe ky event është organizuar nga KOSOVO 2.0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat