Prof. Hajrush Emini dritë për arsim dhe ndërgjegjësim kombëtar

Kultura

Prof. Hajrush Emini dritë për arsim dhe ndërgjegjësim kombëtar

Nga: Sami Arifi Më: 4 shtator 2024 Në ora: 15:23
Sami Arifi

Hajrush Emini u lind më 15.11.1948 në fshatin Zhiti të komunës së Vitisë, nga babai Fehmi dhe nëna Ylfete-Emini. Prof. Hajrush Emini shkollën fillore, katër vjeçare e kreu në vendlindje, ndërsa, pjesën tjetërë të kësaj shkolle e vazhdoi në Pozheran, ai shkollën e mesme Normale e përfundoi në Gjilan në vitin 1968-1969. Prof Hajrush Emini për të fituar dituri asnjëherë nuk u ndalë, Profi në vitin 1970-1972 e kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike (SHLP) grupi Fizikë-Kimi në Prishtinë gjithashtu në vitin 1987 e mbaroi edhe Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Punës, Prof. Hajrushi, ia filloi në Shkollën Fillore "Boro e Ramizi", tashmë " Nazmi Pajaziti" në fshatin Radivojcë.

Hajrushi si nxënës gjatë shkollimit: prej klasës së V -VIII-të, tutje, ai udhëtojë 14 kilometra, rrugë me baltë, pantollona të zhgunit dhe opinga klasike të llastikut. Profesor Hajrush Emini evokon rrëfimin: “E mbajë në mend njëherë kur ishte dimër dhe rrëshqita e rashë në ujë, derisa shkuam në shkollë mua mu ngrinë qorapët dhe u bënë akull. Kur më pa arsimtari Zeqir Halabaku ashtu të ngrirë më ofroi te stufa dhe më preferojë që t’i zbathi opingat dhe t’i teri qorapët”. Në vitin 1964 prej katër vetëve që kishin konkuruar në shkollën Normale ishte pranuar vetëm Hajrush Emini, por Gjilani ishte 14 kilometra large nga fshati i tij, ai në moshën shumë i ri iu dashtë të banojë në qytet. Kushtet ishin mjaft të vështira, prandaj në shtëpi udhtonte vetëm të shtuneve në mbrëmje, për të hënën për t’u kthyer prapë në qytet me bukë misri (bukë të kallamijtë) nga shtëpia për një javë. Në shkollën fillore dhe të mesme Hajrushi ishte nxënës i shkelçyeshëm. Në vitin 1970 Hajrushi kishte aplikuar për burs, për t’i vazhduar studimet, por ai nga institucioni i komunës kishte marrë përgjegjjen “ne kemi nevojë për mësues dhe nuk ke nevojë për shkollim të mëtutjeshëm”. I pakënaqur me këtë përgjigje Hajrushi vazhdoi studimin në SHLP.

Në moshën 16 vjeçare prof. Hajrush Eminit i ndërron jetë babai i tij, pastaj edhe nëna për të vazhduar jetën jetim, prandaj atij për t‘u shkolluar dhe për të mbajtur familjen iu dasht të merret me shitjen e duhanit që e kultivonin vet, ku arrin edhe ta blej një biciklet për udhëtime më të lehta.

Në vitin 1972, rrëfen prof. Hajrushi, ia kamë filloi punës arsimtar në Radivojc, ku në shkollë organizoheshin koncerte me nxënës, ishte viti 1973, unë përdorja mjaft mirë violinën, shoku i im Hasan Hasani nga Budrika luante me mandolinë dhe mësuesi Tahir nga Tërpeza akordonte me def . Për fatin tonë u këndua edhe kënga Skuadër Komandanti ku përmendej Enver Hoxha. Ishin shumë të panishëm në klasë dhe koncerti kaloi mirë, por ndodhi ajo që nuk e prisnim, sepse dikush nga shqipfolësit shërbëtor i sigurimit shtetëror jugosllav na kishin lajmëruar në UDB, dashti Perëndia dhe një nxënëse e jona që kishte qenë prezent kur tre veta kishin bërë planin për të na lajmëruar ju kishte treguar shoqeve të klasës se neve do të na shtijnë në burg. Kur e kuptuam këtë informatë ne u përgatitëm se si të gjindemi dhe nuk vonoi shumë e erdhi punëtori i sigurimit Naip Hoxha. Në shkollë isha vetëm unë prej organizatorëve, Naipi tentonte që unë të pranoj se është përmend Enver Hoxha, por ne ishim marrë vesh që të mos e pranojmë këtë, bile edhe nxënësën që e ka kënduar këngën e kishim përgatitur që të deklaroj se strofën e fundit nuk e kemi lejuar, që ajo, ta këndojë. Në mes tjerash më kujtohet rrëfen Hajrushi i kisha thënë, juve ju kanë lajmëruar këta tre veta dhe kur i thash emërat e tyre Naipi më pyeti, ku po e dinë ti, unë ju përgjegja, sepse këta nuk na dojnë neve dhe janë gënjeshtarë, ështu shpëtuam. Në vitn 1973 më ftuan që të punoj si mësimdhënës i lëndës së Fizikës në Gjimnazin "Boro e Ramizi", tashmë "Kuvendi i Lezhës " në Viti, pasi nuk kishte kuadër, prandaj isha së tepërmi i ngarkuar me orë mësimi, mbi 38 orë në javë, sepse nuk kishte kuadra të mjaftuara për mësimdhënie. Në atë kohë mësimdhënësit e lëndëve shkencave të natyrës paguheshin më shumë me qëllim që më shumë nxënës të orientoheshin për studimin e këtyre lëndëve.

Derisa isha mësimdhënës në Gjimnazin e Vitisë, evokon rrëfimin prof. Hajrush Emini u njoftuam me Kadri Osmanin-profesor i lëndës së gjuhës shqipe, ai tashmë është i ndjerë, ishte i dënuar 27 vite burg, në vuajtje të dënimit mbajti 17 vite burg të rënd. Ne udhëtonim bashkë në një autobus. Rrëfen prof. Hajrushi, unë deri atëherë nuk e kam njohur, ai shoqërohej me mua. Pas një kohe arsimtari i BAT-it që punonte me ne më tha : Pasi Kadriu po shoqërohet me ty tregoj se po të kërkojnë organet e sigurimit, prandaj ik nga Vitia… Unë si i ri bashkë me Kadriun hymë në ëmbëltoren përballë parkut të qytetit dhe fillova t’i rrëfej për informatën prof.Kadri Manit (Osmanit), Kadri po të tregojë se janë duke të përcjellur organet e sigurimit dhe kanë kërkuar informata nga komuna për ju, pa i treguar se mua kush më dha informacionin, pasi ai më dëgjojë më tha: së pari po të tregoj pse kamë respekt për ju dhe për Besim Ahmetin prof i lëndës së Kimisë, tashmë i ndjerë, kur ju keni ardhë në Gjimnaz njëri nga mësimdhënësit ka thënë për ju; e paskan pru në shkollë armikun e bashkim-vëllazërimit të Jugosllavisë, pasi që edhe unë jam armik menjëherë kam krijuar një simpati për ty e pasi e ke shok Besim Ahmetin atëherë edhe ate e respektoj. Kadriu më porositi që të ruhem prej kontakteve të tij në mënyrë që në arsim të punoj më gjatë, sepse puna ime e pandërprer për çështjen kombëtare për kohën e ka rrugën në burgun serbo-sllav.

Përcjellja ndaj meje u shtua edhe më kur u miqësova me familjen Dërmaku, pasi bashkëshortja ime xhaxhain dhe vëllain i kishte të dënuar me grupin e Adem Demaçit në vitin 1974, prandaj për të humbur gjurmë u largova nga kjo shkollë, dashti fati, u pranova në Shkollën Fillore „Milladin Popoviq“, tashmë „Pjetër Bogdani“ në Prishtinë.

Me propozimin e mikut, se UDB-ja mund të më largon nga proqesi i arsimit, vëllai i bashkëshortës, Xhavit Dërmaku, i cili posa ishte liruar nga burgu, më tha: me Fakultet Ekonomik më lehtë mund të punësohesh, ashtu edhe ndodhi në vitin 1987 e mbarova Fakultetin Ekonomik. Falë qëndresës shokut studimeve, Fetah Berishës që ishte student me mua në FSHMN-Dega Fizikës që ishte burgosur, por që nuk kishte dhën asnjë informat për mua duke refuzuar se Hajrushi nuk ishte në grup. Krejt kjo bartej nga bashkëpuntori shqipfolës i koncertit, që cekëm më parë, që tani punonte në Prishtinë.

Gjatë viteve 1992-1999, kur, puntorëve të arsimit iu ndërpre nga shteti serb financimi në Podujevë në vitin 1991, sindikata e arsimit e caktoi prof. Hajrushin për të grumbulluar ndihma për mësimdhënësit e komunës së Podujevës . Në atë ekip ishin: Prof Hajrush Emini, Bajram Emini- tash i ndjerë, Habib Aliu -tash punonë në MASHT dhe Skënder Vitia -tashmë i ndjerë.

Në fillim punëtorët e arsimit të Prishtinës ndanin mjete nga pagat e tyre, por më vonë filluan të ndihmojnë edhe komunat tjera në veprimtaritë e ndryshme. Kjo kishte ndodhur para se me u formua Këshilli i Financimit në formimin e të cilit ishte edhe prof. Hajrush Emini, ku kryetar ishte zgjedhur Dr. Adem Limani. Mjetet që i grumbulloheshin në çdo të shtunde vinin nga Podujeva: Nexhmi Rudari, Ahmet Gashi, dhe një femër për të cilën thotë Hajrushi s’më kujtohet emri, meqë femrat nga milicia serbe kontrollohehin më pak, të hollat merreshin në Shkollën Fillore Emin Duraku.

Për të gjitha ato mjetet prof. Hajrushi kishte raportuar me shkrim në Kuvendin e SPA. Kjo kishte zgjatur deri sa edhe neve na i ndali tërsisht financimin Serbia. Në vitin 1992, Këshilli solidaritetit iu kishte drejtuar LASHI-të, ish-këshilltari i Presidentit Rugova-Xhavit Ahmeti me kërkesë se a pranojmë që ta shpërndjamë dokumentacionin pedagogjik dhe tekstet shkollore sipas plan-programeve të Republikës së Kosovës të shpallur në Kaçanik për tërë Kosovën. Ne thekson Hajrushi; me dëshirë e pranuam këtë detyrë, më kujtohet kur shkuam me e goditur një kamion për me i shti abetaret në Prishtinë. Pasi i treguam pronarit se mund të ndodhë që t’i merret kamioni nëse na zënë milicia, ai na tha : nëse ju nuk frigoheni ngarkoni edhe mbi ceradë. Në atë ekip pune ishin: Hajrush Emini, Agim Gashi, Skënder Vitija i ndjerë dhe Jusuf Gradina -i ndjerë. Këtë punë e kryenin pa kompenzime, ne përveç ditarit që e mbanim, citon prof. Hajrushi, kemi vazhduar kështu derisa u mbyllën shkollat dhe u shpërngul popullata…

Prej komunave tjera vinin dhe i pranonin dokumentacionin disa individë psh nga Prizreni-Eqrem Kryeziu, nga Drenasi-Jakup Krasniqi, nga Gjilani-Ymer Halimi, nga Kamenica-Rexhep Vraja e kështu me radhë. Një falënderim i veçantë duhet të shkoj për Jak Mitën, thekson prof. Hajrushi, i cili kur kemi shkuar për miell në Preshevë, ai na ka dhënë bllokat e shoqatës humanitare "Nëna Terezës“ që t’i kemi si mbulesë para milicisë serbe, kurse kamionin na e ka siguruar falas Basri Statovci, pastaj na ka ndihmuar me fletore, ngjyra etj, që vijshin nga Karitasi etj nga shqiptarët e Maqedinisë të cilët na kanë ndihmuar me të holla dhe „Medreseja Alaudin“ me mish dhe gjëra të tjera ushqimore. Kemi qenë shumë herë të kontrolluar nga milicia serbe, por që në zyre nuk mbanim asgjë, cito prof. Hajrushi, kurse depotë i kishim nëpër qytet dhe asnjëherë nuk na kanë zënë asnjë dukument. Duhet me e falënderuar një hero të gjallë -Nebih Balaj i cili gjatë luftës ngjyrat, lapsat dhe dokumentacionin ja u ka dërguar për shërbime edhe në male.

Pas luftës popullata u kthyen në trojet e veta deri në vitin 2002 prof. Hajrush Emini kishte punuar në shkollë, kurse prej viti 2002, ai kaloi në DKA të komunës së Prishtinës si zyrtar i lartë financiar. Në DKA kishin vetëmenaxhuar me buxhetin mbi 22000000, por vazhdimisht të kontrolluar nga auditorët komunal dhe republikan. Fatkeqësisht sot nuk është ashtu, nga se punën më të madhe e kryenim thekson profi duke siguruar bartjen e mësimdhënësëve nga qyteti në shkollat e fshatit, meqë çdo shkollë e ka pas të ndarë buxhetin e vet për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, për dita të shkollave kolektivet kanë pasë të siguruar muzikë dhe ushqim pa pagesë, çdo shkollë ka pasë para të gatshme sipas numrit të nxënëseve, prej 2002 deri në fund të vitit 2013 kur jam pensionuar të gjithë punëtorët e arsimit që janë pensionuar, edhe unë, kanë marrë nga katër e më vonë tri paga. Ne i kemi zënë dhe i kemi larguar nga lista e pagave mbi 250 punëtorë të arsimit serbë në mesin e të cilëve ka pas edhe të vdekur, që nuk jetojnë në Kosovë etj dhe për këtë edhe UNMIKU është bindur se kemi pas të drejtë pasi i kemi siguruar listat e tyre të verifikuara...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat