Me rastin e rënies në spital të shokut tim të dashur, Abdulla Mehmetit

Kultura

Me rastin e rënies në spital të shokut tim të dashur, Abdulla Mehmetit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:17
Sulejman Mehazi

Miku im i klasës e i gjeneratës, 1976-1980 të gjimnazit të Tetovës, Abdulla Mehmeti,

të kam çmuar që si shok klase përherê e çdo herë, jo vetëm që ishe nxënës shembullor e me edukatë të bukur tradicionale shqiptare, por ta kishim lakmi edhe atë intelegjencën tuaj malësorçe të ndritur, të begatëshme e shumë interesante e imagjinative. Sot e kësaj dite bisedat verbale e shkrimet tua të publikuara nëpër gazetat e portalet e ndryshme mbarëkombëtare i lexojmë me shumë kënaqësi, je shembull i të shkruarit e të menduarit bukur e drejtë,  mendimet e qasjet analitike na kthjellojnë me qartësi e rrjedhëshmëri gjuhësore, sintaksore, analitike, politike e juridike. S'kemi lënë shkrim pa të lexuar, të gjitha qasjet politike tua janë perla ideshë kombëtare për tê mirën e popullit tonë. Ju jepni leksione partive politike se si duhet punuar, e si s'duhet gabuar! Je dhe organizator, operues, themelues i shumë shoqatave kulturore e politike, ideologu dhe iniciatori i parë i Universitetit të Tetovës, ama për shkak dinakërisê të miqve tu, çdoherê të kanë lënë anësh duke shfrytëzuar aftësitë e tua organizative e mendore, dalgadalë të kanë eliminuar që për t'u dukur vetë ata, juve ju kanë hudhur nën hijen e tyre, (miqve tu).

Prandaj shoku im i klasës dhe i gjeneratës, Abdulla Mehmeti, ju jeni personalitet, intelektual i fuqishëm vetvetiu dhe mos lejoni me aftësitë tua mendore, ideore, kulturore e kombëtare të tjerët të dalin para teje! Ti miku im i rinisë vetvetiu je shumë i fuqishëm, kurse me shokë e miq shumë i dobët. Intelektualët e hipokrizuar tog bëhen të fuqishëm e bëjnë emër, kurse ju jeni institucion më vete, ju s'keni nevojë për miq, për shkak se me idetë e tua të mrekullueshme i ushqeni  ata(miqtë e hipokrizuar) për t'ju dobësuar juve intelektualisht e materialisht!

Bëjmë lutje për t'u shëruar sa më shpejt, i dashur shoku im Abdulla Mehmeti, dëgjoni lutjet e mia për Abdullahun o Zot!

Me respekt shoku juaj i klasës e idealit, Sulejman Mehazi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat