Mehmed Xhemajli, drejtor i Ansamblit Shota, tha se në ditën e dhjetë në qytetin historik të Toros, Ansambli “Shota” ka shfaqur koncert, ku shikuesit spanjoll kanë patur rastin të njihen me kulturën, traditat e zakonet tona.
“Me gjithë peripecitë arritëm të shpërfaqim vlerat tona kulturore këtu në Spanjë dhe publiku na ka pritur mirë”, tha Xhemajli, në “Lajmet e fundit”, në RTK.
Tutje, ai bëri të ditur se të premtën është nata garuese e koncertit ku do të marrin pjesë gjashtë shtete.
Mes tjerash u tha se një performancë e tillë e Ansamblit “Shota”, jo vetëm që pasuron skenën kulturore ndërkombëtare, por gjithashtu forcon lidhjet kulturore mes Spanjës dhe Kosovës.