Pse kjo urrejtje n’mes nesh?

Kultura

Pse kjo urrejtje n’mes nesh?

Nga: Dedë Preqi Më: 7 shtator 2024 Në ora: 11:44
Dedë Preqi

Gjithë kjo urrejtje n’mes nesh

Po e t’kurr trungun tonë,

Dikush këtë lojë po e përqesh

Ai është vetëm armiku i jonë .

Gjethet ankohen të etura për pak shi,

Plot lule shkunden në një mashtrim,

Dikush na afron kompromis dyshimi

Që të farkohemi, pastaj të pajtohemi.

Pse kjo urrejtje e derdhur në mes nesh

Dhembje e moqme lëndon akoma,

E zgjon frikën e ëndërrave në shesh

Duke tharë plot gjethe të njoma.

Pse kjo urrejtje ndër shqiptarë,

Je i një partie apo i një etnie,

Derdhen jargë dhe pështymë

Shpirtit ia lëkund një valë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat